Gjykatësi ia ndalon Britneyt t i vizitojë fëmijët e saj
Autori i Lajmit: Red,
Britney Spears tani më nuk mund as t i vizitojë fëmijët e saj. Ylli i muzikës pop mund të mos i sheh më dy djemtë e saj, të cilët janë nën përkujdesjen e ish-bashkëshortit të saj, Kevin Federline, derisa ajo t i bindet urdhrit të gjykatës, ka vendosur prokurori i lartë i Los Angelesit, Scott Gordon. Vendimi i cili u morr të mërkurën, nuk përcakton cilat urdhra i ka shpërfillur Spears. Një dëgjim në lidhje me rastin është përcaktuar për datën 26 tetor. Edhe në ta kaluarën, Gordon ka qortuar Spearsin për mosbindjen e saj ndaj urdhrave gjyqësore, duke thënë vazhdimisht se ajo ka humbur përkujdesjen ndaj fëmijëve si rezultat i vendimeve të saja. Në mes tjerash, Gordon kishte urdhëruar që ajo të testohet çdo javë për konsumim të mundshëm të drogës, duke thënë se Spears vazhdimisht ishte përfshirë në "përdorim të zakonshëm dhe të shpeshtë të substancave të kontrolluara dhe alkoolit". Që prej vendimit të fundit të gjykatës, asaj nuk i lejohej të jetë afër fëmijëve të saj pa një këshilltar të pranishëm, të përcaktuar nga gjykata.
Ky lajm është publikuar: 20/10/2007