E Diel, 1 Nëntor 2026

Mel C e inatosur me thashethemet që e cilësojnë atë lezbike

Autori i Lajmit: Red.Melanie Chisholm, anëtarja e grupit të vajzave britanike, Spice Girls, ka zbrazur inatin e saj, pasi është cilësuar si lezbike. Këngëtarja 33-vjeçare, pas ndarjes së grupit, në vitin 2001, kishte shtuar pak peshë dhe kishte prerë flokët e saj. Ajo ishte përcjellë nga thashethemet e shumta që thoshin se kishte pasur një aferë me asistenten e saj. Por, ylli që është duke kaluar që pesë vjet me Thomas Starrin, këmbëngul që bëhet fjalë për tallje pakripë. "Fillimisht më ka bërë të qeshem sepse nuk ishte diç që më kishte shkuar ndonjëherë në mend. Më vonë filloi të më nervozojë kur mendova, sepse i kam flokët e shkurtra dhe kam bukur do muskuj me tatuazhe, a jam unë një lezbike stereotipe? " ka thënë ajo për revistën britanike, Cosmopolitan. Megjithatë ajo pranon se thashethemet në të vërtetë kanë qenë me përfitim për karrierën e saj solo. "Nuk mendoj që më kanë bërë ndonjë dëm në karrierë”, ka përfunduar ajo.

Ky lajm është publikuar: 20/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›