E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet hapin perspektiven per ne Europe

Mcllwham Haxhinastos

Tirana zyrtare ka perseritur gatishmerine per tu perfshire edhe konkretisht ne koalicionin perendimor per instalimin e demokracise ne Libi. Sic njofton zyra e shtypit e MPJ-se zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ka pritur ambasadoren britanike ne Tirane Fiona Mcllwham. Ne kete takim Haxhinasto konfirmoi gatishmerine per te ofruar aeroportet shqiptare per forcat ajrore britanike ne rast emergjence gjate kryerjes se operacioneve ne Libi. Ne takim u diskutua per intensifikimin e marredhenieve dypaleshe vecanerisht ne kuader te shkembimeve politike dhe bashkepunimit ne procesin e integrimit europian. Gjithashtu u fol per hapat qe duhet te ndermerren per lehtesimin e regjimit te vizave per kategori te caktuara pasaportash. Ambasadorja britanike Mcllwham u shpreh se realizimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme hap perspektiva te reja e te shpejta per afrimin e Shqiperise ne BE.

Haxhinasto keto dite ka zhvilluar takime me disa ambasadore te tjere si ai i Brazilit Gjeorgjise me te cilet eshte biseduar per lotimin ekonomik dhe zhvillimet politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›