Tahiri Zgjedhes me banim ne garazhe
Problemi i listave te zgjedhesve rikthehet nga Partia Socialiste si ceshtje qe do te hyje ne rruge penale. Nje nga drejtuesit e Grupit te saj Parlamentar Saimir Tahiri ka qene dje ne njesine bashkiake nr. 6 ku ka denoncuar serish raste te reja te asaj qe PS i konsideron si manipulime te listes se zgjedhesve. Manipulimi i Saliut i Lulzimit dhe pastaj i Luzhianes ka arritur ne piken kur vete Luzhiana ka regjistruar prinderit e saj ne kete vend ku nuk ka banese tha Tahiri duke artikuluar nje akuze per kryetaren e njesise Luzhiana Abazi. Ky nuk eshte rasti i pare kur selia roze ka ngritur shqetesimin e listes se zgjedhesve ne njesine nr.6 cka edhe paralajmeron jo vetem nje perballje te forte ne kete zone por me gjase edhe riciklimin paszgjedhor te precedentit Ruzhdie nen nje emer tjeter. Thene ndryshe PS ka gjetur nje pike ku te instalohet ne pozicionin e vet kontestues te cilin po e nderton permes atyre qe ajo i percjell si fakte dhe te dhena manipuluese. Tahiri ka vijuar ne nje takim dhe bisede me nje familje ne zonen e Kombinatit ku sipas listes duhet te ishte nje grup njerezish prej 6 qytetaresh qe sipas pronarit nuk banojne ne ate ndertese. Pas nderteses ne fjale destinacioni ka qene pak me tutje nje kasolle qe sipas listes duhet te kete te regjistruara 15 votues cka sipas PS-se nuk ka rezultuar e vertete.