E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS dorezoi dje ankimimin ne Kolegjin Zgjedhor

Per kasetat

eshtja e shumedebatuar ditet e fundit per mbulimin e fushates elektorale nga televizionet mberrin ne Kolegjin Zgjedhor. Partia Socialiste nepermjet deputetit Fatmir Xhafaj ka depozituar nje kerkese-padi ndaj Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ku kerkohet te shpallet i pavlefshem vendimi i KQZ-se sipas te cilit jane subjektet zgjedhore qe percaktojne menyren e ndarjes se kohes televizive mes kandidatit dhe subjektit ndersa operatoret radio-televizive jane te detyruar te respektojne pasqyrimin e fushates sipas ndarjes se percaktuar nga subjekti zgjedhor.

Ky veprim i KQZ-se sic rezulton nga permbajtja e tij dhe procesverbali i seances thuhet ne kerkese-padi eshte marre me nje shumice te votave pro prej vetem kater anetareve te KQZ-se duke votuar kunder anetaret e tjere. Vendimi i KQZ-se eshte miratuar nga kater dhe jo te peste anetaret sic e kerkon neni 24 pika D e Kodit Zgjedhor. Sipas socialisteve menyra e miratimit bie ndesh ne menyre flagrante me ligjin pasi shkelen disa nene te Kodit Zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›