15 muaj burg për ultranacionalistin serb Sheshel
Gjykata ndërkombëtare për krime lufte në Hagë ka dënuar liderin serb ultranacionalist Vojsllav Sheshel me 15 muaj burgim për zbulim të identitetit të disa dëshmitarëve të mbrojtur në një libër të shkruar prej tij. Gjykata po ashtu lëshoi një urdhër që detyron Sheshel të heqë librin e tij nga interneti brenda 7 Gushtit. Dëshmitarët kishin dëshmuar me emra të rremë dhe zërat e tyre ishin ndryshuar në mënyrë që të mos bëhej i mundur identifikimi. Sheshel, që vazhdon të jetë udhëheqës i Partisë Radikale të Serbisë, do të përballet po ashtu me 15 akuza të tjera nga Gjykata e Hagës, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftëtarve në Kroaci dhe Bosnjë në fillim të viteve 90-të.