E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pediatria, 300 urgjenca në ditë

Temperaturat e larta kanë shtuar numrin e fëmijëve të prekur nga virozat e stinës. 250 deri në 300 paraqiten çdo ditë në Urgjencën e shërbimit pediatrik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për ndihmë mjekësore. Shqetësimet kryesore, të cilat ndiejnë vogëlushët, janë të karkterit viral. Mjekët sqarojnë se bëhet fjalë për një numër normal në këtë mot të nxehtë dhe si zakonisht këshillat e tyre i drejtojnë ndaj kujdesit prindëror. Përdorimi i ilaçeve tek fëmijët mbetet rekomandimi i fundit, por jo për rastet e përkeqësuara. Gjithsesi, konsultat mjekësore nuk duhen shmangur në asnjë rast.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›