Gjirokastër, kapet 90 kg drogë, arrestohet një nga autorët

"Lënda narkotike u bllokua në afërsi të Ujit të Ftohtë, rreth 25 km larg Gjirokastrës, në afërsi të qytetit të Tepelenës", thuhet në komunikatën e policisë.
Gjatë aksionit u ndalua Ervis Murati, 21 vjeç, lindur dhe banues në Shijak (Durrës), i dënuar më parë me 4 vite burg në Greqi për "trafikim të lëndëve narkotike", ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij, tashmë të identifikuar, u shpallën në kërkim.
Policia tha se lënda narkotike, e paketuar në formë cilindrike, ishte ndarë në 80 pako me pesha të ndryshme. "Tashmë një procedurë ligjore për paraburgimin e 21 vjeçarit Murati ka nisur, ndërsa provat materiale i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për hetime të mëtejshme", thuhet në deklaratën e policisë, duke shtuar se aktualisht policia lokale po punon për të ndaluar edhe dy bashkëpunëtorët e tjerë./Start/
2012-09-06 11:05