Braçe: Berisha është jashtë, Bogdani: Eshtë në detyrë
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë replikuar në distancë për mungesën e krerëve të shtetit në vend.
Aristir Lumezi
Braçe dhe Bogdani kanë dhënë versionet e tyre për këtë çështje. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, akuzoi Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, se me ftesën e saj private në Strasburg paralizoi punimet e Kuvendit dhe diskutimin e disa çështjeve të rëndësishme. "Që nga dje pasdite, vendi është pa President, pa Kryetar Kuvendi, ose më mirë i ka, por në garë për udhëtime jashtë shtetit. Herë pas here kësaj gare i shtohet edhe Kryeministri. Nuk di se për çfarë arsye të rëndësishme Presidenti ndodhej në Maltë apo Kryetarja e Kuvendit në një udhëtim familjar malli në Strasburg", tha Braçe. Sipas tij, mungesa e Topallit ka bërë që Kuvendi të mos mblidhet. "Sot Kuvendi nuk punon, sepse kryetarja e tij është në udhëtim familjar malli jashtë shtetit, me paratë publike të shqiptarëve. Edhe ky fakt i turpshëm, që kur kryetarja ikën jashtë shtetit dhe Kuvendi ndërpret seancën plenare, është i përsëritur", tha Braçe. Pas deklaratës së nënkryetarit të grupit të PS-së, Erion Braçe, ka reaguar dje zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani. Sipas zëdhënësit të selisë blu, "sot, Braçe, ylli i politikës së re të Ramës, nxori në treg prodhimin e fundit të fabrikës së mashtrimit të kësaj politike. Braçe iu deklaroi mediave se dje në Shqipëri nuk ishin asnjë nga tre drejtuesit kryesorë të shtetit dhe se kryetarja e Parlamentit ka shkuar në Strasburg për qëllime familjare. Lidhur me këtë trillim të fundit, deklarojmë se Kryeministri i Shqipërisë dhe Kryetari i PD-së nuk është larguar nga vendi që nga data 5 maj, në të cilën ai ndodhej në Bruksel". Lidhur me akuzat e Braçes për kryetaren e Kuvendit, zëdhënësi i PD-së tha se, Topalli ndodhet në Strasburg për një vizitë zyrtare dhe jo për arsye familjare. "Kryetarja e Parlamentit është nisur dje për në Strasburg në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Këshillit të Evropës, në të cilën ajo është përzgjedhur si një nga 4 kryeparlamentarët që do t'i adresohen kësaj konference. Ndaj dhe shpifja e ditës e PS-së meriton të arkivohet në arshivat e politikës së saj të re", theksoi më tej zëdhënësi i PD-së.