Harrohet titulli për Migjenin, i jepet familjes pas një viti
Janë dashur plot 70 vjet pas vdekjes që Migjeni të merrte titullin "Nderi i Kombit".
Një titull paksa i vonë për poetin e njohur shqiptar, gjë të cilën e konfirmojnë miqtë, dashamirësit dhe njohësit e veprës së tij. I është akorduar një vit më parë nga ish-presidenti i atëhershëm Alfred Moisiu, titull që mban firmën e tij, por që vetëm dje i është dorëzuar familjes së poetit. Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Akademisë së Shkencave, dje paradite, gati pas një viti i është dorëzuar familjes dekorata e harruar për Migjenin, kjo sipas sqarimeve të familjarëve dhe miqve për shkak të situatës politike, apo reformimeve të ndodhura në ASH. Dje në këtë ceremoni, Millosh Gjergj Nikolla u kujtua nëpërmjet disa fotografive të rralla të familjes së tij dhe rinisë së hershme. Në këtë ceremoni, ku nuk mungonin personalitete të fushave të ndryshme të kulturës, u fol për figurën e Migjenit, u fol për veprat e tij, ato që janë botuar deri më sot dhe ato që priten të hidhen së shpejti në treg. Mbesa e poetit, Angjelina Ceka, e cila ka ekskluzivitetin e botimit të veprave të Migjenit, tregon se së shpejti do të dalë në qarkullim botimi më i ri italisht-shqip "Poezi dhe prozë". Sipas saj, bëhet fjalë për një botim të përkthyer nga Jolanda Kodra, i cili përmbledh një pjesë të madhe të poezive dhe të Migjenit të botuar vite më parë. Ndërkohë, sipas saj, priten gjithashtu edhe botime të tjera nga krijimtaria e poetit. "Miqtë më kanë kërkuar që të bëj ribotime të veprave të tij, pasi dorëshkrime nuk ka dhe aq. Pothuajse ka ndonjë shkrim origjinal, fotografi apo korrespodenca e tij me familjen, nuk është se ka ndonjë dorëshkrim", thotë Ceka. I ndarë nga jeta në moshën 27-vjeçare, në një sanatorium pranë Torinos në Torre Pelice, Migjeni i la letërsisë shqipe disa nga vargjet që bënë revolucionin e poezisë, nga periudha romantike në atë të realizmit kritik. Millosh Gjergj Nikolla lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër, në një familje të varfër qytetare. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, më 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në Manastir.
Koha e krijimtarisë së Migjenit
Migjeni në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat "Illyria", "Bota e re" etj. Më 1936 krijimet e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për t'u shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij.
"Nderi i Kombit" edhe Kristo Frashërit
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekoroi dje në mesditë me urdhrin "Nderi i Kombit", historianin Kristo Frashëri, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, me praninë e shkencëtarëve, historianëve dhe personaliteteve nga fusha akademike. Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, Presidenti i Republikës i dorëzoi Prof. Kristo Frashërit urdhrin "Nderi i Kombit" me motivacionin "Historian i shquar, me vizion të gjerë e njohuri të thella, që dijet, pasionin dhe talentin ia përkushtoi shkrimit të historisë së kombit të tij".