Gardistët, miratohet sigurimi suplementar
Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të enjten projektligjin "Për sigurimin shoqëror suplementar të efektivave të Gardës së Republikës së Shqipërisë".
Ky draft synon të përcaktojë parametrat e përfitimeve suplementare të punonjësve të Gardës së Republikës, në funksion të krijimit të kushteve për motivimin e tyre për të shërbyer në këto struktura. Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, domosdoshmëria e hartimit të tij lindi, pasi aktualisht, punonjësit e Gardës trajtohen në bazë të një ligji të vitit 1996, i cili nuk siguron përputhje me realitetin e ri të krijuar në strukturën, emërtimet dhe pozitën e Gardës. Ligji i ri do të ndikojë dukshëm në trajtimin financiar, të krahasueshëm me atë të punonjësve të tjerë, stimulimin për rekrutime cilësore dhe vazhdimësi të karrierës në Gardë, njohjen e periudhave në karrierë, etj. Ndërkaq një pjesë e punonjësve të gardës janë ankuar për trajtimin e tyre financiar pas largimit të tyre nga puna pas reformës. Me projektligjin e ri të paraqitur nga ana e qeverisë, një numër rreth 100 ish-punonjës që kanë dhënë një kontribut mbi 20 vite mbesin jashtë përfitimit të pagës apo të pensionit suplementar. Këta punonjës janë nxjerrë në rezervë si pasojë e reformës së bërë nga qeveria e PD-së, pas marrjes së pushtetit në vitin 2005. Kjo kategori punonjësish kontestuan ligjin "Për sigurimin shoqëror dhe suplementar të efektivave të Gardës së Republikës së Shqipërisë". Një përfaqësi e kësaj kategorie punonjësish e kryesuar nga Vladimir Vako, paraqiti pretendimet në lidhje me këtë nismë të paraqitur nga ana e qeverisë. Vako kërkoi që data e përfitimit nga ky ligj të mos jetë data 01.07.2006, por të jetë ajo e 21.03.2005. Me këtë ndryshim mund të përfitojë kjo kategori personash.