Braçe: Berisha i lidhur me trafiqet
Partia Socialiste ka akuzuar familjen e Kryeministrit Berisha të lidhur me trafikun e drogës.
Aristir Lumezi
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, tha dje gjatë një konference për shtyp se qeveria është ajo që nuk zbaton ligjet, duke u mbrojtur pas imuniteteve të ndryshme. “Nevoja e familjes politike e biologjike të Sali Berishës është përputhur me nevojat e krimit, të dyja bashkë përfaqësojnë sot duke nxirë fatet e çdo shqiptari, Shqipërinë. Kjo nevojë ka rivendosur urën e krimit në bregun tjetër në nivelin më të lartë të përfaqësimit shtetëror. Kjo nevojë ka bërë që sot në sytë e italianëve ambasada jonë në Romë të shihet si një shtëpi nga ato të Korleones, nga ato të cilat me simbolet e Shqipërisë nuk del makina e ambasadorit, por taksia e kokainës. Kjo nevojë politike sot ka bërë që prodhimi kombëtar bujqësor të konkurrohet në vlerë 60 mln euro, në një fshat si Lazarati, dhe kjo me leje e prezencë të garantuar nga kreu i qeverisë Sali Berisha”, tha Braçe. Sipas tij, “këto fakte kokëforte kanë bërë memec Sali Berishën, i cili duhet të japë shpjegime tani para se për këtë shkak do t’i duhet të ikë”.
Nënkryetari i grupit të deputetëve socialistë i kërkoi Prokurorisë të hetojë cilindo që del në shkelje të ligjit, pavarësisht se kush është e kë përfaqëson. “Prokuroria duhet të hetojë cilindo në zbatim të ligjit, madje Prokuroria duhet të hetojë, e ka në detyrat e saj edhe ata që pengojnë Prokurorinë të zbatojë ligjin, pengojnë Prokurorinë të bëjë drejtësi apo të zbardhë të vërtetat. Pra, Prokuroria duhet të merret me cilindo, pavarësisht origjinës së familjes së tij biologjike apo politike në të cilën ndodhet sot apo do të ndodhet nesër”, tha Braçe.
Ligji
Sipas Braçes, heshtja bashkë me skandalet, dëshmojnë se ligji në këtë vend nuk zbatohet. “Dëshmojnë se ligji merr gjatë zbatimit trajtën e plastelinës politike, se ligji është kapur nga krimi, se ligji po përdoret për nevoja të familjes biologjike e politike të Sali Berishës”. Sipas PS-së, Kryeministri gënjeu dhe për premtimin më të madh që u bëri shqiptarëve, atë ku “institucionet shtetërore do të jenë të parat që do të respektojnë detyrimet ligjore”. Por siç theksoi nënkryetari i grupit parlamentar të PS, në Shqipëri bëhet gjithmonë e kundërta. “Natyrisht që po bëhet e kundërta mes dy qytetarësh të barabartë në Kushtetutë rekrutohet në punët më të rëndësishme, ai politiku, ai i familjes, mes të ndershmit dhe trafikantit, imuniteti i jepet trafikantit. Mes kultivuesve të marijuanës, ligji bie vetëm mbi plakat 80-vjeçare të Vlorës. Tezes 80-vjeçare të Delvinës, si tregues i luftës ndaj trafikut, jo mbi kryeagronomin me nam të Lazaratit. Mes dy qytetarëve që duan të shijojnë detin dhe bregun, skafi i lejohet ministrit dhe pse në shkelje të ligjit. Mes biznesit të ndershëm dhe klientit të korruptuar, partner i shtetit bëhet klienti i korruptuar. Mes dy të thirrurave nga Prokuroria, e refuzon atë ai që ka fuqinë e mbrojtjes së Sali Berishës”.
LSI: Qeveria, asnjë reformë ekonomike
LSI akuzoi dje qeverinë se ende nuk po ndërmerr asnjë reformë në fushën ekonomike. Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Adriana Civici tha dje se, “ekonomia e vendit vegjeton pa prodhim vendas, me ekonomi të varur totalisht nga importet, për aq kohë sa rritja e eksporteve mbulon veçse 28% të ritmeve të larta të importeve dhe kur çdo shqiptari i duhet të paguajë shumë shtrenjtë jetesën e përditshme”. “Fakti që zbutja e deficitit tregtar financohet veçse nga transfertat nga jashtë me një shifër të lartë prej 40%, dhe aspak nga rritja e prodhimit vendas apo fuqizimi i një bujqësie moderne që i mungon totalisht ekonomisë sonë, përligj dhe një herë statistikat e institucioneve ndërkombëtare që e rendisin ekonominë shqiptare 50% informale, papunësinë prej 30%, tregtinë e paintegruar dhe prezencën e madhe të kredive të këqija”, tha Civici.