E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Berisha në krizë po shet çdo aset

 Deputeti i PS-së, Erjon Braçe në deklaratën e djeshme për shtyp tha se urdhri i djeshëm i Kryeministrit për të privatizuar çdo gjë shtetërore, dëshmon për thellimin e krizës ekonomike në vend dhe përhapjen e gjerë të saj dhe boshatisjen e pa precedent të arkës së shtetit. Sipas tij kjo tregon mungesën kronike të parave për funksionet kushtetuese e administrative të shtetit; mungesën e parave për përmbushjen e detyrimeve ligjore për paga e pensione; mungesën e parave për përmbushjen e detyrimeve ligjore e sociale për pagesa të faturave ndaj shtresave të gjera në nevojë. "Urdhri i djeshëm i Kryeministrit, paralajmëron për dështimin përfundimtar të Qeverisë së Sali Berishës e Ilir Metës në përballimin e krizës ekonomike, mungesën e një plani serioz, të qartë dhe të efektshëm, shpëtimi të ekonomisë së vendit, në rrënim prej krizës dhe vendimmarrjes së tyre të korruptuar. Nisjen e një vale të re grabitjeje të pasurisë publike që nuk shpëton ekonominë e vendit por pa asnjë mëdyshje do të pasurojë edhe me familjet në pushtet", tha Braçe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›