E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Berisha pret shiritin e veprave tona

Socialisti Erion Braçe doli dje para mediave me një akuzë tjetër ndaj qeverisë që sipas tij po përuron veprat e PS-së. Pikërisht është përurimi i rrugës kombëtare Tepelenë-Gjirokastër nga ana e z.Berisha, që shkaktoi dje reagimin e nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Erion Braçe. Në një konference për shtyp, Braçe theksoi se “Sali Berisha duhet të kishte mbaruar autostradat Lushnje-Fier, Fier-Tepelenë, Tepelenë-Gjirokastër, Fier-Vlorë, Shkodër-Hani Hotit dhe Bypass-in e Fierit”. Sipas tij, “asnjëra prej tyre nuk ka mbaruar, ndërkohë që afatet kontraktuale kanë përfunduar”. “Kryeministri Berisha mori gërshërët dhe u mburr se mbaroi një vepër që socialistët nuk e kishin më parë”. Por sipas Braçes, “ne e kemi nisur punën të parët në këtë vepër”. Ndërkohë, pardje Kryeministri Berisha i shoqëruar nga ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi, përuroi rrugën kombëtare Tepelenë-Gjirokastër. Rruga me gjatësi 22. 5 km, dhe gjerësi 10.8 m, me dy korsi, ka një vlerë prej 22. 5 milionë eurosh dhe është financim i qeverisë shqiptare në bashkëpunim me Bankën Evropiane dhe i një granti të Komisionit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›