E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kopjon PD-në: Koalicion zgjedhor si ai i 2005-ës



Socialistët kopjojnë formulën e PD-së në zgjedhjet e 2005-ës për një koalicion të përbërë. Socialistët e shohin këtë formulë si karta e duhur për të fituar zgjedhjet e reja të 2009-ës. Anëtari i kryesisë së PS-së, Kastriot Islami, shpjegoi dje funksionimin e koalicionit të përbërë, i cili sipas tij, nxit konkurrimin e ndershëm mes partive brenda koalicionit. Sekretari për çështjet zgjedhore në PS, i sugjeroi dje Lëvizjes Socialiste për Integrim që të vlerësonte shansin që i jepet në koalicionin e përbërë në zgjedhjet e 2009-ës. "Me keqardhje do të sugjeroja të shikohej me qetësi, racionalitet dhe thellësi koncepti i koalicionit të përbërë dhe të punohet me votuesit shqiptarë. Koalicioni i përbërë i jep mundësi votuesit të zgjedhë koalicionin fitues dhe partinë më të mirë brenda koalicionit të përbërë", - tha z.Islami.

Zyrtari i PS-së shton se propozimet që bën PS-ja do të shmangin disa prej dukurive në këtë sesion parlamentar dhe do të jetë i qartë reflektimi i votës në qeverinë e ardhshme. Koalicioni i përbërë, i propozuar nga socialistët është pranuar nga socialdemokratët e Skënder Gjinushit, ndërsa priten diskutime edhe me kreun e PDS-së, Paskal Milon. Kjo formë koalicioni është eksperiencë e zbatuar në zgjedhjet e përgjithshme të 2005-ës nga e djathta e kryesuar nga z.Berisha. Në zgjedhjet e 3 korrikut 2005, partitë e djathta u futën në një koalicion të përbërë, i cili rezultoi fitues 3 vjet më parë. Koalicioni i përbërë përcakton që të gjitha partitë e djathta të jenë në një koalicion dhe të majtët në një koalicion tjetër. Secili prej këtyre 2 koalicioneve mund të hartojë lista paraprake deputetësh, me kushtin që ato parti të vogla të cilat në disa rajone (sipas sistemit proporcional rajonal) nuk e kalojnë dot pragun, mund të ndihmohen në renditje në listë, nga votat që ka marrë partia e madhe. Në këtë mënyrë, votat nuk shkojnë nga e majta tek e djathta ose anasjelltas.

Meta: Jo të vetëm, por me një koalicion vlerash

LSI-ja e Ilir Metës kërcënon PS-në se nuk do të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës, por me një koalicion vlerash që nuk do të jetë ai me socialistët. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, cilësoi dje se “LSI-ja nuk do të hyjë e vetme në këto zgjedhje, por me një koalicion që do të jetë një koalicion vlerash dhe principesh”. Lideri i LSI-së ka refuzuar propozimin e socialistëve për të dalë bashkë në zgjedhje nën petkun e një koalicioni të përbërë, duke mos preferuar, siç ka thënr zgjedhore jam i gatshëm të ulem me cilindo. Nuk kam asnjë lloj kufizimi dhe asnjë lloj paragjykimi, sepse reforma zgjedhore është detyrim që klasa politike shqiptare e ka ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë. Nuk mund të ketë koalicione të thjeshta dhe koalicione të përbëra. Por, në gjykimin tim dhe të LSI-së, nga ajo që kemi njohur deri tani, koalicionet e përbëra nuk janë gjë tjetër veçse koalicione të shpërbëra. Apo më thjesht, për ta kuptuar në një mënyrë më të thjeshtë, koalicionet e përbëra janë koalicione bishtash. Pra, nuk janë koalicione të ndërtuara mbi principe dhe mbi vlera të përbashkëta, mbi qëllime të përbashkëta politike, ashtu sikurse ndërtohet çdo koalicion në çdo vend demokratik", - u shpreh kreu i LSI-së. Deklarata e Metës u bë gjatë mbledhjes së forumit për politikat e emigracionit ku në fokus të tij ka qenë vota e emigrantëve shqiptarë. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim akuzoi Kryeministrin Sali Berisha, se nuk është i interesuar për votën e emigrantëve, pasi nuk i manipulon dot ato”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›