Vendimi: Parkime me koncesion mund të japë çdo bashki
Tirana do të ketë së shpejti dy vendparkime të mëdha nëntokësore të cilat do të jepen me koncesion, por një mundësi e tillë ekziston për çdo qytet në vend. Ministria i ka hapur rrugën këtij procesi nëpërmjet një vendimi të posaçëm. Vendimi që mban firmën e ministrit Olldashi është marrë që në datën 10 qershor të këtij viti dhe ka përcaktuar të gjitha detajet ligjore dhe teknike për dhënien e koncesioneve për parkingje. Sipas vendimit, enti pronar i rrugës i ka të gjitha përgjegjësitë për planifikimin dhe funksionimin e parkimeve. Ai përcakton se ku duhet të jenë parkimet. Organet e pushtetit vendor për rrugët nën juridiksionin e tyre përcaktojnë kërkesat të cilat duhen të plotësohen nga subjektet private për administrimin e shërbimit të parkimit. Enti përcakton numrin minimal të vendeve të parkimit pranë qendrave të banuara dhe zonave të ndryshme të biznesit sipas standardeve të parkimit. Në lidhje me numrin e automjeteve, dendësinë e popullsisë dhe standardeve të transportit publik në qytete, është praktike të ndahen qytetet në zona të veçanta, të cilat plotësojnë numrin e kërkuar të parkimit afër vendit të punës. Distanca që bëhet në këmbë është një faktor i rëndësishëm në përcaktimin e vendndodhjeve të parkimit. Në zonën e banimit, ekzistuese apo të rindërtuar, të shikohet mundësia për të gjetur hapësira të përshtatshme parkimi, në mënyrë që distanca që bëhet në këmbë të jetë sa më e shkurtër. Parkimi për automjetet e personave me aftësi të kufizuar duhet të jetë sa më afër hyrjeve të ndërtesave. Numri i kërkuar i parkimeve për çdo zonë të banuar duhet të përcaktohet nëpërmjet studimeve që do të kryhen nga entet pronare të rrugëve.
Dokumentacioni
Kërkesa për ushtrimin e koncesionit për një zonë të caktuar si zonë parkimi me pagesë në rrugë, duhet të shoqërohet edhe me dokumentacionin përkatës që plotëson kriteret. Duhet dëshmi penaliteti për administratorin e shoqërisë edhe kur kërkesa për kompetencë profesionale nuk plotësohet nga administratori i shoqërisë, edhe për drejtuesin teknik të veprimtarisë, i cili e plotëson këtë kërkesë. Dokumenti që vërteton zotërimin e kompetencës profesionale për administratorin e shoqërisë ose për drejtuesin teknik të veprimtarisë së parkimit me pagesë në rrugë ose instalimin e mirëmbajtjen e pajisjeve dhe makinerive të parkimeve me pagesë në rrugë për zonën e përcaktuar nga bashkia. Vërtetim nga gjykata, që tregon se personi fizik apo juridik nuk është shpallur fajtor për shkelje penale dhe ato të natyrës tregtare lidhur me veprimtarinë, objekt i kërkesës, për tre vitet e fundit. Kontratën, me kohëzgjatje të paktën njëvjeçare me drejtuesin teknik të veprimtarisë, që plotëson kërkesën për kompetencë profesionale, për rastet kur kjo nuk plotësohet nga administratori i shoqërisë. Dhënia e koncesionit nga organet e qeverisjes vendore subjektit juridik, për rastin e parashikuar në nenin 7, pika 8 germa “b”, të ligjit nr. 8378 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, do të bëhet në përputhje me ligjin nr. 9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 27, datë 19.01.2007 “Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe dhënies së koncesioneve”, të ndryshuar. Komisioni i vlerësimit, brenda 30 ditëve nga dita e afatit të dorëzimit të dokumentacionit, shqyrton dokumentacionin dhe përgatit procesverbalin e vlerësimit të kandidatëve. Procesverbali i vlerësimit të kandidatëve i njoftohet të gjithë kandidatëve konkurrues të cilët kanë të drejtën e ankimimit brenda 10 ditëve nga njoftimi. Me kalimin e këtij afati dhe shqyrtimin e ankimeve, kryetari i njësisë vendore brenda 10 ditëve shpall kandidatin fitues.
10 rrugë në Durrës, gati për ndërtim
Bashkia e Durrësit ka nisur procesin e tenderimit për rikonstruksionin e 10 rrugëve në lagje të ndryshme të qytetit bregdetar, pjesa më e madhe e të cilave në lagjet periferike të qytetit, falë fondeve dhe granteve të qeverisë. Parashikohet ndërtimi i një rrugë në lagen e Spitallës me vlerë 30 milionë lekë, tri rrugë të tjera në zonën e Shkozetit, me një vlerë të përgjithshme prej 54 milionë lekë, si dhe një rrugë në zonën e plazhit, që do të rikonstruktohet me një investim prej 22 milionë lekësh. Këto përbëjnë projektet kryesore që do të realizohen në tri lagjet e mëdha të periferisë së qytetit bregdetar. Investimet e tjera të këtij viti, për të cilat priten edhe disa fonde nga qeveria, synojnë lidhjen e akseve kryesore rrugore me qendrën e qytetit si dhe superstradën. Pas rikonstruksionit të pjesës së parë të shëtitores “Taulantia”, gjatë këtij viti punimet do të vazhdojnë për afro 800 metra nga Muzeu Arkeologjik deri në vendin e quajtur Bërryli. Rikonstruksioni i këtij segmenti kap shifrën prej 75 milionë lekë dhe me të njëjtën vlerë do të rindërtohet edhe një rrugë në hyrje të qytetit të Durrësit.