E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, Uka: Zgjidhja dhe jo krijimi i problemeve

Ish-ministri i Bujqësisë, Rexhep Uka, i kujton PS-së së zgjidhja dhe jo krijimi i problemeve është misioni i politikës. Për këtë z.Uka u referohet kundërshtive pa argumente të opozitës për ligjin e ri të kthimit dhe kompensimit të pronave. Ndërsa vendimin e fundit të qeverisë për ngritjen e një komisioni të posaçëm për verifikimin e titujve të pronësisë, e komenton me faktin se: “Pa patentë nuk mund të hipësh në makinë, pa tituj pronësie, nuk shkon dot në bankë për kredi, pra nuk je futur në ekonominë e tregut”. Sipas deputetit të PD-së, dy janë reformat më të rëndësishme: reforma e drejtësisë dhe ajo e pronësisë. “Tentativa e fundit ishte një domosdoshmëri e cila u kundërshtua nga opozita. Mendoj se pavarësisht nga argumentet, ata gabuan. Kalendat gjithmonë janë zgjidhja më e keqe”, - shprehet z.Uka. Ai shton se ligji 7501 nuk është më çështje partish, sikurse nuk ka qenë asnjëherë, problemi është të shpronësuarit të marrin çfarë u takon me ligj, pasi çdo vonesë nuk ndikon vetëm tek ta, por në të gjithë zhvillimin e vendit. “Zgjidhja dhe jo krijimi i problemeve: ky duhet të jetë misioni i politikës”, - deklaroi z.Rexhep Uka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›