ISSH: ”Nuk ka asnjë ndryshim në skemën e pensioneve”
Autori i Lajmit: red.
Sipas ISSH-së vendimi i qeverisë për sigurimet shoqërore përcakton pagën minimale për të vetpunësuarit. Paga minimale mujore për efekt kontributi për të vetëpunësuarit ishte 13 149 lekë të reja dhe bëhet 14 830 lekë të reja. Ndërkohë që përqindja e sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarit ishte 7 % dhe nglet po 7 %. Sipas ISSH %. ndryshimi i masës së pagës minimale për efekt kontributesh është një element periodik dhe dinamik në varësi të procesit të rritjes së pagave në shkallë vendi. Paga minimale në shkallë vendi përcaktohet çdo vit me Vendim të Këshillit të Ministrave. Për këtë vit paga minimale në shkallë vendi është përcaktuar në masën 17 000 lekë me VKM 235 datë 27/02/2008. “Ndërsa paga minimale për të vetëpunësuarit përcaktohet në këtë vendim. Kjo pagë për të vetëpunësurit është më e vogël se paga minimale (14 830 lekë). Jemi këtu për të sqaruar faktin se, norma kontributive për efekt të sigurimeve shoqërore nuk ka ndryshuar. Dëshirojmë të theksojmë për të gjithë paguesit, të punësuar apo të vetëpunësuar, se nuk ka asnjë ndryshim në skemën e pensioneve,” kanë sqaruar dje specialistët e ISSH-së. Më tej Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka argumentuar se në projektvendim është bërë një klasifikim i qartë për kriteret që duhet të ketë një biznes që të konsiderohet si ambulant. Nisur nga përcaktimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, për herë të parë në këtë vendim në kapitullin e parë, janë përcaktuar procedurat e regjistrimit dhe të pagesës së kontributeve të personave që punësohen në veprimtaritë e ndërtimit të banesave vetiake. Për këto raste detyrimin për evidentim, mbledhjen dhe derdhjen e kontributit e kanë bashkitë e komunat që japin lejen e ndërtimit. Një praktikë e tillë zbatohet edhe në shumë vende të tjera.
Pagesat e kontributeve për efekt të Sigurimeve Shoqërore Ishte Bëhet
Përqindje mbi të cila paguhet kontributi
për të vetepunësuarit 26.2 26.2
Përqindja e sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarit 7 7
Përqindjet mbi të cilën bëhen pagesat për të punësuarit 29.5 29.5
Përqindja e sigurimit shëndetësor 3.4 3.4
Paga minimale për të punësuarit dhe vetëpunësuarit
Ishte bëhet
1. Paga minimale mujore për efekt kontributi
për të vetëpunësuarit 13 149 14 830
2. Paga minimale për të punësuarit 17 000 17 000
3. Paga maksimale për të punësuarit 65 700 74 150
4. Masa vjetore e pagesës se të vetëpunësuarve
në bujqësi
- për zonat fushore 12 000 12 000
- për zonat malore 7 800 7 800
5. Sigurimi shëndetësor vjetor për të vetëpunësuarit
në bujqesi
- në zonat fushore 3 360 3 360
- në zonat malore 2 016 2 016
Ky lajm është publikuar: 01/08/2008