E Diel, 1 Nëntor 2026

Fuere: BE kërkon konsensus politik

Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere, deklaroi se e rëndësishme për Maqedoninë është uniteti midis udhëheqjes politike, gjegjësisht kreut shtetëror për të punuar në zbatimin e rekomandimeve që janë përmbajtur në Raportin e Komisionit Evropian. "Pres që raporti të jetë një udhërrëfyes dhe një lloj nxitjeje që të gjitha partitë të tejkalojnë interesat e tyre dhe të bashkohen në kontekst të realizimit të rekomandimeve të raportit të KE-së, sepse këtë e presin edhe qytetarët e vendit", deklaroi ambasadori i BE-së, Ervan Fuere, gjatë qëndrimit të tij dje në Ohër. Lidhur me pjesën e raportit, ku theksohet ndikimi politik mbi mediat, ambasadori Fuere deklaroi se kjo çështje me kujdes është shqyrtuar në raportin e KE-së dhe përsëriti porosinë se liria e mediave duhet plotësisht të garantohet. "Ne e dimë se si ishte presioni ndaj mediave gjatë zgjedhjeve. KE në raport shpreh shqetësimin dhe i kushton kujdes të madh kësaj çështjeje, që është një parakusht për çdo shoqëri demokratike", deklaroi ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›