Braçe: Do ta ankimojnë Ligjin e Lustracionit në Kushtetuese
>Partia Socialiste do ta ankimojë ligjin e dosjeve. "Pa dyshim, që do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese"- tha dje Nënkryetari i Grupit Kuvendor, Erion Braçe. Duke iu referuar dorëheqjes së prokurorit Shtylla, Braçe tha se "për procesin hetimor, po ju them, se armiku kryesor për të zbardhur dhe shkuar deri në fund krimit apo vrasjes shtetërore të Gërdecit, është Sali Berisha".
Më tej ai shtoi se "deri ditën e fundit kur përpara drejtësisë të shkojnë këta njerëz, nuk do të ketë absolutisht asnjë tërheqje nga kërkesa për drejtësi". Sali Berisha, vazhdoi në fjalën e tij Braçe,- bëri gjithçka për t'i shpëtuar familjarët biologjikë e politikë nga ndëshkimi i drejtësisë për Gërdecin. Braçe bëri apel për respekt ndaj emrave të viktimave dhe i lexoi ato para medias. "Sot bëhen 10 muaj nga dita kur familja Berisha që na qeverisë, vrau 26 shqiptarë të pafaj, vetëm 15 km larg qëndrës së kryeqytetit. Në mungesë të një kujtese pendimi nga Sali Berisha, Jozefina Topalli dhe qeveria e tij, por në mungesë ende të një ndëshkimi të drejtë e ligjor prej drejtësisë, do të doja t'i kujtoja një për një emrat, në shenjë respekti, por dhe apeli për drejtësi"- tha Braçe. 10 muaj më pas, Gërdeci nuk është një stacion politik, por një gjurmë e qartë, e fortë e krimit të organizuar, në kulm të të cilit qëndron Sali Berisha, -deklaroi Braçe. "Gërdeci nuk është një aksident teknologjik, por një vrasje shtetërore me vendim qeverie dhe ligj të kuvendit, të firmosur nga Sali Berisha e Jozefina Topalli.Gërdeci nuk është një fatkeqësi, por një simbol i dukshëm i një sistemi ekonomik kriminal, që shfrytëzon pa mëshirë nevojën për të jetuar të cilitdo, burrë, grua, të moshuar , fëmijë, për të pasuruar një grusht njerëzish me pushtet, themelues të këtij sistemi, në krye të cilit qëndron Sali Berisha.Gërdeci nuk është sot një motivim elektoral, por një energji për të kërkuar ndryshim dhe drejtësi"- argumentoi Braçe. Ai përfundoi deklaratën me konkluzionin se "Prioritare tani është lufta kundër këtij pushteti politik anti-popullor e të korruptuar, si shprehja e sistemit ekonomiko-kriminal në vend, duke e zbërthyer tullë më tullë".