E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vargu: "Edi Rama të lërë mënjanë demagogjitë, të bëjë transparencën"

>Petrit Vargu, kryetar i komisionit për shëndetin dhe veterinarinë: "Buxheti i 2009-s i pa detajuar"
Gjatë një interviste për gazetën Sot, Dr. Petrit Vargu tha se, buxheti i këtij viti kishte shume pika të errëta e të pa pranueshme. Formacioni i LSI, sipas Vargut,  votoi për të mos i prishur punë kryetarit të bashkisë që fitoi me votat e të Majtës për Integrim. Petrit Vargu shprehet këmbëngulës në kërkesat e LSI, të cilat duhet të përmbushen nga Edi Rama. LSI kërkon nga   Kryebashkiaku i Tiranës të  përmbushë kërkesat për transparencë dhe për zbatim të kërkesave të popullit të Tiranës të transmetuara prej saj për të mos të lënë kryeqytetin pa buxhet.

Përse e kundërshtoni buxhetin e bashkisë?
Projekt buxhetin e kundërshtoj për disa arsye. Por dua ta filloj me mënyrën se si aprovuam atë te vitit 2008. Buxheti i këtij viti kishte shumë pika të errëta e të pa pranueshme, por ne votuam për të mos i prishur punë kryetarit të bashkisë që fitoi me votat e të Majtës për Integrim. Nga bashkia na u premtua se deri në fund të vitit do të merreshin informacione se si ishte harxhuar ky buxhet që ne hartuam en bloc (pa detajime) dhe ku na u premtua se do të plotësoheshin shumë nga kërkesat të cilat ne ia kishim kaluar për ekzaminim bashkisë së Tiranës. Tani në harkun kohor të  një viti na sjellin për të kaluar buxhetin e 2009 përsëri en bloc (pa detajime) dhe pa u përmbushur asnjë nga kërkesat qe grupi i LSI ka bërë. Mendoj që kjo është sjellje e papërgjeshme që bombardohet nga demagogjia e mediave e kapur nga Kryetari i Bashkisë. Pseudoalarmi është shumë artificial kur në 2 vitet e fundit buxheti ka kaluar respektivisht ne mars dhe në fund të shkurtit. Gjithashtu kundërshtojmë disa pika si rritja e buxhetit të pastrimit me 70% kur sipërfaqja e pastrimit është rritur vetëm me 15%. Kur kryetari kish ndërmend të rriste taksën dhe buxhetin në mënyrë drastike përse  nuk e mbajti ndërmarrjen e pastrimit nën drejtimin e bashkisë, si e ka gjithë bota por ia dha privatit këtë shërbim? Dua te theksoj që me pastrim nuk duam të kuptojmë vetëm lagjen dhe fshirjen e rrugëve,  pasi pastrimi është koncept i gjerë që fillon me grumbullimin dhe diferencimin e plehrave, vazhdon me riciklimin e tyre dhe përfundon me shndërrimin e tyre në energji elektrike nëpërmjet bioenergjisë.  Ku i ka premtimet për landfield, si bën gjithë bota? Janë harxhuar 6 milionë Euro nga Kooperacioni Italian në Sharrë dhe rezultatet nuk duam t`i komentojmë. Kush e ka fajin, qeveria vendore apo ajo qendrore? Duke u kthyer edhe një herë të te buxheti, në qoftë se buxheti i 2008 u kalua i pa detajuar, në fund të vitit duhet të jepet llogari se si u realizua ky buxhet dhe jo të jepet për miratim buxheti i vitit 2009. Kjo është mënyra më transparente për bashkëpunim brenda të majtës në shërbim të popullit. Rama nuk mund të rrisë aferat e tij korruptive duke kërkuar moskontrollin e buxhetit të bashkisë, me logon LSI po bashkëpunon me PD. Populli shqiptar e di mirë se kush bashkëpunon me Sali Berishën. Kur populli i tha jo Kushtetutës së Berishës ne 1994 dhe aprovoi kushtetutën e PS pas 4 vitesh në nëntor 1998, ndërsa qe Rama ai që brenda disa orësh i realizoi ëndrrën 14 vjeçare Sali Berishës duke ia dhuruar PD, Kushtetutën qe populli ia kish mohuar, në këmbim të disa interesave meskine.

Çfarë do të ndodh nëse ky projekt buxhet nuk do  të realizohet së shpejti?
Ka disa opsione, mund të shkrihet Këshilli Bashkiak, dhe unë mendoj se është e kotë të rrijë ky këshill nëse nuk bënë punën e tij. Ne nuk e kemi marrë mandatin për privilegje dhe për të marrë leje ndërtimi nga Rama, por për të dërguar kërkesat e popullit në Bashki. Rama asnjë nga kërkesat e LSI, që janë kërkesa të popullit nuk ka zbatuar. Ne i kërkojnë thertore pasi janë rritur 3 herë sëmundjet infektive dhe ai nuk i zbaton. Nuk bën ndërhyrje në sistemin hidrik të Kombinatit, ne kërkojmë urën e Lanës që lidh Bllokun me Shallvaret, që e kanë kërkuar vetë banorët, dhe ai përsëri nuk e bën. Atëherë të thotë Rama përse e kërkon votën tonë? Rama nuk duhet të harrojë që me votën tonë është bërë kryetar bashkie, ndaj duhet të bashkëpunojë. Në qoftë se Rama përmbush kërkesat për transparencë dhe për zbatim të kërkesave të popullit të Tiranës të transmetuara nëpërmjet LSI, gjë që mund ta bëjë brenda dy ditësh, ne jemi gati të votojmë edhe në dy të natës për Buxhetin. Historitë që LSI me PD ka bashkuar votat populli nuk i ha. Ato janë jashtë kohe dhe më ngjajnë me historinë e disa oficerëve Japonez ne 1973 që të humbur në një ishull të Paqësorit, vazhdonin dhe bënin plane e fortifikime kundër SHBA pasi nuk e dinin që lufta e dytë te botërore kishte 30 vjet që kishte mbaruar. Me çudit pa mase lufta ideologjike demagogjike që bënë PS duke hedhur ne sulm edhe ish themeluesit e PD ne seksionit e rrugës Fortuzi. Dua të theksoj që më elegante është ndërhyrja e Z. Gjinushi ku sulmet kundër LSI i vuri në gojën e kunatës se një Zv. Ministre aktuale te PD që nuk ka asnjë lidhje me bashkinë e Tiranës. Këta mjeranë të mos humbin kohe me deklarata lart e poshtë por të bëjnë transparencë dhe vota e L:SI do të jetë e menjëhershme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›