Rama i lutet PD-së për një pakt të ri për Buxhetin e Bashkisë

>Kryebashkiaku bën deklaratë kundër Metës dje i kërkon Berishës votat në këshill për kalimin e buxhetit
Edi Rama hedh sytë nga Berisha për një pakt të mundshëm për ta kaluar Buxhetin e Bashkisë së Tiranës. Në deklaratën e tij të djeshme vihet re lutja e tij për të djthtën që të kalojë Buxhetin e tij në Këshillin Bashkiak, ai nuk iu drejtua aleatit të natyrshëm LSI-së për ta zgjidhur këtë çështje, por iu drejtua më shumë Sali Berishësm ndërkohë që Metën e bashkëngjit me të për nevojë të propogandës kundër tij. Rama nuk i drejtohet LSI-së, e cila kërkon transparencë për buxhetin, por i drejtohet Berishës për hir të borxheve që i ka ky i fundit. Bashkë me Berishën ata kanë ndryshuar Kushtetutën, kanë bërë Kodin Zgjedhor, kanë bërë ligjin për Prokurorinë, kanë bërë shumë pazare dhe ligje si ai i lejimit për ndërtime të hapësirave të gjelbra dhe atyre sportive për tu hapur rrugën kullave të betonit të ngritura nga klientela dhe të afërmit e tyre. Kjo është arsyeja që Rama gjen aleancë te Berisha dhe jo te Meta. Rama kërkon të mbajë 6 milionë euro për fushatën elektorale dhe të mos tregojë destinacionin, por kërkesa e LSI për transparencë përfshin pikërisht këto para pa destinacion. Nuk dihet nëse Berisha do ta pranojë paktin për hir të kalimit ndonjë ligji në Kuvend, por përgjigja e menjëhershme e selisë blu ka qenë negative. Berisha e ka të vështirë të bëjë këtë pakt që dëmton PD, sepse paratë e fshira nga Rama, 6 mili0onë euro, janë me destinacion elektoral.
Rama: Ambiciet politike rrëzuan buxhetin tim
"Rrëzimi i buxhetit u bë për ambicie politike dhe jo për shkak të 'defekteve teknike". Kështu është shprehur dje gjatë një konference për shtyp kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama, duke dënuar votën kundër dhënë gjatë mbledhjes së fundit të këshillit bashkiak dhe duke kërkuar nga këshilltarët të votojnë pro buxhetit të vitit 2009, pasi në këtë mënyrë votojnë për qytetarët dhe jo për interesat politike."Kjo javë filloi shumë trishtueshëm në Tiranë. Sali Berisha dhe Ilir Meta u kthyen kurrizin qytetarëve të Tiranës duke lënë kryeqytetin pa buxhet për herë të parë në historinë e tij. Ata bashkuan mllefin dhe gjuhën e tyre për të hedhur poshtë këtë buxhet"-tha Rama, gjatë fjalës së tij nga bashkia e Tiranës. Sipas tij, buxheti i këtij viti është ndër më të konsultuarit me komunitetin dhe grupet e interesit dhe për pasojë është më i miri për Tiranën dhe qytetarët e saj. "Këtë ne e vërtetuam nga në një proces votimesh në komunitet, vlerësime nga të gjitha krahët dhe them se ne jemi prestigjioz që kemi përmbushur numrin më madh të mundshëm të prioriteteve që parashikohen për gjithë Tiranën. Por, buxhetin s'e rrëzuan 'defektet', buxhetin e rrëzuan defektet politike. Ambicia për pushtet rrëzoi buxhetin", tha Rama, duke theksuar se buxheti është i qytetarëve dhe jo i politikës, i ambicieve të atyre që zgjedhin dhe jo të të zgjedhurve. Reagimi i kreut të bashkisë vjen dy ditë pas rrëzimit të buxhetit në mbledhjen e këshillit bashkiak, si rezultat i bashkimit të votave mes këshilltarëve të LSI-së dhe atyre të PD-së në këtë këshill.
Përpjekje për diversion ndaj Metës
Duke lënë të kuptohet se kjo ka ardhur për shkak të marrëdhënieve të tensionuara të tij si kryetar i Partisë Socialiste me Ilir Metën, të cilin e ka kritikuar drejtpërdrejt, gjithsesi Edi Rama i bëri thirrje atij, që e quajti aleati kundërshtar, ti thërrasë arsyes dhe të mos përziejë interesat politike, duke prekur interesat e qytetarëve të Tiranës. Në një aleancë interesash të ngushta që po përputhen çdo ditë e më shumë, Berisha dhe Meta u kthyen kurrizin qytetarëve duke e lënë qytetin si asnjëherë tjetër pa buxhet. Ai është buxheti më i debatuar, më i konsultuar me njerëzit dhe më i miri buxhet që kemi hartuar deri më sot për Tiranën dhe komunitetin e saj, u shpreh Rama. Fjalimi i Ramës, më shumë se një reagim, duket se kërkon të vërë në pozitë të vështirë Ilir Metën me votuesit e Tiranës, ku kreu i LSI do të kandidojë në krye të listës së partise së tij, në zgjedhjet e 28 qershorit. Ndërkaq Ilir Meta vetë dhe nëpërmjet përfaqësuesve të LSI në këshillin bashkiak ka bërë të ditur se nuk tërhiqet nga kërkesat e tij, deri në çuarjen në zgjedhje të parakohshme për këtë këshill. Në fakt kërkesat e LSI kapërcejnë buxhetin, në prapavijë janë bisedimet e ngecura mes PS dhe LSI për anëtarin e KQZ.
********************************************************************
PD kthen përgjigje negative: "Nuk do ta votojmë Buxhetin e Ramës"
PD kundërshton të kalojë buxhetin e Bashkisë Tiranës dhe kërkon dorëheqjen e tij. "Dje kryetari buxhet-rrëzuar i Bashkisë së Tiranës, në vend të japë dorëheqjen, sepse hyri në histori jo të Shqipërisë, por të Europës, si drejtuesi i vetëm i një Bashkie kryeqyteti buxhet rrëzuar, ndërmerr akuza, shpifje dhe trillime, ndaj këshilltarëve që nuk i votuan buxhetin 2009"- deklaroi zëdhënësi Gerti Bogdani. Këshilltarët e Partisë Demokratike, tha ai,- nuk e votuan dhe nuk do ta votojnë koco-buxhetin e vitit 2009, pasi ai ishte hartuar i tërë për të mbushur xhepat e Koços dhe si-Koçove të tjerë dhe jo për të ngrohur shkollat e fëmijëve të Tiranës, jo për të ngritur shkolla të reja, jo për të ngritur qendra sociale, apo nxitur përmirësimin e punës në këtë qytet.
Këshilltarët e PD, vazhdoi ai,- votuan kundër buxhetit të Kokëdhimës, sepse të gjithë paratë ishin dërguar vetëm në minibashkitë e Partisë Socialiste dhe ishin përjashtuar nga buxheti 80% e territorit të Tiranës sepse nuk qeveriset nga minibashki socialiste alla-rama. "Këshilltarët nuk do të votojnë buxhetin Rama-Koço, sepse rreth 20% e tij është përkushtuar vetëm fushatës elektrorale të z. Rama në zgjedhjet e ardhshme"-tha Bogdani.