Kokona: "Buxheti duhet rishikuar, këshilltarët ta shohin si qytetarë"

>Kryetari Mnibashkisë Nr.3, Ilir Kokona: "Njësia jonë nuk është përfshirë fare në buxhet"
Edhe në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak projektbuxheti i hartuar nga bashkia e Tiranës nuk u miratua. Është një projekt buxhet, i cili ka paqartësi të shumta dhe dhe i pa detajuar. Njësia nr. 3 nuk është përfshirë fare në atë projekt buxhet. Nëse nuk miratohet, jam dakord të bëhen zgjedhje të reja për Këshillin Bashkiak, është shprehur gjatë një interviste për gazetën sot kryetari i njësisë bashkiake nr. 3.
Në mbledhjen e kaluar të Këshillit Bashkiak nuk u miratua buxheti i 2009 çmendoni për këtë?
Të mos kalosh projekt buxhetin për mua është dhimbje, për veç faktit që minibashkia jonë nuk është prekur fare dhe nuk na shqetëson shumë. Kur Rama bëri shëtitjen për të biseduar me qytetarët unë nuk isha i ftuar dhe me sa di kishin qenë vetëm disa përfaqësues të bashkisë dhe simpatizantët e tyre. Në vitin 2008 në këtë minibashki dolën shumë shqetësime të qytetarëve për kuotën e investimeve në njësinë që unë përfaqësoj, investime të cilat ishin të miratuara nga Këshilli Bashkiak. Nuk janë realizuar 7 rrugë dhe godina e minibashkisë. Pritej të reflektohej për 2009, por në një mbledhje të bashkisë u tha se ato ishin në vazhdim. Kam kundërshtuar sepse ato rrugë nuk janë nisur fare, dhe ajo që u bë më punime për ibret tani po prishet sërish. Janë bërë tenderët për këto ndërtime dhe nuk janë realizuar. Nuk e di ku kanë shkuar ato para. Më janë dhënë 10 milionë lekë për treg, por që nuk kam se ku ti investoj, tregu që ndodhet në njësinë time është informal. Tregtarët janë vendosur atje se nuk dinë ku të shesin dhe njerëzit blejnë frutat e perimet në baltë e pranë kazanëve të plehrave. Jepen fonde për investime të kota dhe nuk flitet për gjelbërim, për bibliotekat për të cilat janë të interesuar njerëzit, por flitet për shtim të policëve në radhët e policisë ndërtimore. Kjo të le të dyshosh që ky buxhet është qëllimisht i bërë kështu. Nëse Rama kërkon ta bëjë politik këtë projekt buxhet, kjo është tjetër gjë, dhe mua nuk më intereson kjo më intereson se çfarë do të bëhet me investimet për komunitetin tim. Si është e mundur që të anashkalohet njësia 3 nga buxheti. Kur qytetaret paguajnë taksat për çfarë shkojnë këto taksa kur këtu nuk bëhen investime? Në këtë zonë është vetëm një shkollë me ngrohje nga të gjitha shkollat dhe kopshtet që ka njësia nr 3. Përse nuk detajohet projekt buxheti? Njësia nr3 nuk kishte asnjë investim , ndaj ata këshilltarë duhet të shikojnë se ku çalon ai buxhet. Të gjithë nuk duhet të ishin dakord me atë projektbuxhet si njerëz, si qytetarë, jo si përfaqësues të politikës që ndjekin.
Nëse vazhdohet akoma kështu, që projekt buxheti të mos miratohet çfarë do të ndodh?
Nëse do të vazhdojë kështu do të bëhen zgjedhje të reja për Këshillin Bashkiak dhe unë jam dakord me këtë. Nëse ata këshilltarë nuk janë të aftë të vendosin se çfarë është e mirë dhe e keqe për komunitetin përse duhet të rrinë në atë post? Nëse PD i dhimbset populli i Tiranës le të çojë propozime në favor të tij. Ato që thuhen për bashkimin e votave janë filma dhe dihet se për njësinë nr 3 nuk janë bërë investime. Na vjen keq për mënyrën se si trajtohet projekt buxheti. Për taksat në njësinë time askush nuk mund të flasë sepse këtu janë mbledhur 80% e tyre, dhe duhet që të merren pak në konsideratë kërkesat e tyre. Nëse projekt buxheti nuk rishikohet dhe të merren parasysh disa nga kërkesat që kemi bërë, se të gjitha e dimë që si marrin parasysh, atëherë do të shkojmë në zgjedhje. Do të ishte e mira që të gjithë këshilltarët të thonë të vërtetën dhe të mos luajnë kungulleshkën. Por nuk jam dakord me faktin që buxheti të përdoret politikisht. Për mua ka rëndësi që nga këshilltarët të rishikohet dhe të jetë transparent sepse nuk është fare i tillë. Dhe nuk e di pse nuk bëhet rishikimi i tij nga bashkia kur e dinë që shumica nuk është dakord. Unë nuk kam këshilltar i cili të më përfaqësojë dhe jam i PS 91, por në atë projektbuxhet nuk e gjej veten si minibashkitë e tjera. Nga 2007 kërkesat e komunitetit tonë janë ato që përmenda më sipër dhe kam shumë shpresë se projekt buxheti i 2009 do të rishikohet nga bashkia.