FRESSH zëvendësohet me të rinj nga jashtë me miliona euro në xhep
>Po , dje u mbushën 17 vjet nga Forumi i FRESSH-it, organizatës politike rinore brenda PS-së që nuk lindi në disko apo në pub, por në një skenë politike të ngarkuar dhe të ashpër, e cila rrezikonte ta nxirrte jashtë loje PS-në e ngarkuar me barrën e mëkateve të Partisë së Punës. Fill 6 muaj pas shndërrimit të PP në PS, u krijua FRESSH që në vitet që do te pasonin ndihmoi jo pak në emancipimin e domosdoshëm politik të PS, duke prodhuar politikë, duke prodhuar politikanë dhe duke bërë oponencën e parë brenda llojit ndaj shumë fenomeneve që frenonin progresin e PS-së .
Kjo lloj oponence zhvilluese për shumë vite nuk u pa të zhvillohej në asnjë lloj partie politike tjetër në vend.Eshtë e vërtetë sot që organizata e eurosocialistëve shqiptarë ka një ditë lindjeje dhe një ditë shkatërrimi. E megjithatë misioni politik i saj që kreu ndër vite (në opozitë dhe në pushtet) meriton vlerësim dhe respekt. Pra: respekte Ilir Zelës, Ilir Metës, Ndre Legisit, Pandeli Majkos, Monika Kryemadhit, Arjan Kokoshit, Alfred Trebickës, Ejana Xhixhës, Kreshnik Bajraktarit, Ronald Çelmetës dhe mijëra e mijëra eurosocialistëve të tjerë si anëtarë të thjeshtë të FRESSH-it , që luftuan fort për shumë vite dhe që e shndërruan këtë forum në një shkollë politike që prodhoi njerëz të politikës që natyrshëm kontribuan në PS dhe në politikbërje.Respekte edhe atyre socialistëve me ose pa pushtet në PS që e kuptuan dhe e mirëpritën FRESSH-in dhe misionin e tij. Sot nuk ekziston më FRESSH-i për fat të keq. Kjo, jo sepse këtij forumi i iku koha, por sepse e shkatërruan me gjakftohtësi për tu pasur zili. E shkatërruan, sepse vendin e një shkolle politike që prodhonte politikë dhe politikanë të rinj, duhej patjetër ta zinin disa mercenarë kopukë që i katapultuan nga jashtë vendit me disa milionë euro në xhep. Dhe do të ishte qesharake po të mendonim se këtë e ka bërë vetë Edi Rama. Megjithatë FRESSH-i mbetet fisnik dhe i lakmueshëm për peshën që pati në politikë, për njerëzit që edukoi në politikë dhe për emrin që i dha PS-së në arenën ndërkombëtare. Por sot, PS ka ndryshuar dramatikisht shumë, aq sa edhe shumë nga themeluesit dhe drejtuesit edhe të FRESSH-it nuk mbijetojnë më në të. A ka nevoje për koment?
Gjergji Koja, Ish Kryetar i FRESSH
PS 91 krijon forumin "Socialistët e rinj"
Me iniciativë të një grupi të rinjsh, mbështetës të PS 91 u zhvillua një takim organizator për ngritjen e forumit rinor "Socialistet e Rinj". Iniciatorët, kryesisht studentë dhe të sapodiplomuar vendosën që në përputhje me Statutin e PS 91 të ngrejnë strukturën rinore të kësaj partie. I ftuar nga grupi nismëtar, në takim mori pjesë edhe Kryetari i PS 91 , Petro Koci, i cili e përshëndeti dëshirën e të rinjve për tu bërë pjesë e projektit "për një politikë ndryshe nga Rama dhe Berisha."
'Çifti "PD e vjetër e Berishës-PD e re e Ramës" është kundër pluralizmit dhe sistemi i tyre konsensual i drejtësisë po përpiqet të rrezikojë të drejtat politike të qytetarëve. Rama, pasi vodhi PS-në kujton se do fusë në burg mendimin dhe alternativën ndryshe nga ramizmi, PS 91 është parti legjitime dhe institucionale. Ajo është pjesë e sistemit politik dhe e parlamentit aktual"- tha Petro Koçi.
"Forumi "Socialistet e Rinj" i sapo krijuar është dëshmia e politikës institucionale për të cilën ka nevojë Shqipëria Europiane. Strukturat e partisë do ju mbështesin për ta shtrirë FSR në të gjithë vendin"- deklaroi kryetari i PS-91. Grupi organizator zgjodhi në krye të FRS studenten e Fakultetit të Drejtësisë, Anjeza Topciu.