LSI: Rama të ndryshojë Buxhetin, ose zgjedhje pas tre muajve

>Kryetari i Këshillit Bashkiak, Sokol Dervishaj: "LSI-së ka propozuar transparencë të plotë për buxhetin e 2009-ës"
Ultimatumi i LSI për Buxhetin mbështetet te Ligjit për organizimin e Pushtetit Vendor. Të përmirësohet Buxheti 2009, ose sipas ligjit shkojmë në zgjedhje,- tha dje për gazetën Sot, Sokol Dervishaj. Kryetari i Këshillit Bashkiak, Dervishaj, tha se "Këshilli Bashkiak dhe Pushteti vendor funksionojnë në bazë të të ligjit 86-54, për funksionin e pushtetit vendor i cili përcakton të drejtat përgjegjëse dhe detyrimet e gjithë organeve vendore në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë". Më tej Dervishaj shprehu se, qeverisja vendore përbëhet nga dy organe, kryetari që zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë dhe është kreu i ekzekutivit, dhe nga Këshilli i cili është organ përfaqësues dhe zgjidhet nëpërmjet listave proporcionale.Është përgjegjësia e kryetarit të paraqes projekt-buxhetin, ndërkohë që ligji ka përcaktuar si organ Këshillin Bashkiak të Tiranës. Është Këshilli ai që miraton dhe i jep formë ligjore buxhetit,-tha ai. Në kapitullin për shpërndarjen e Këshillit në rast se shkel ligjin apo e anashkalon atë, parashikohet mandati i miratimit ose jo të buxhetit të njësisë vendore. Gjithashtu Dervishaj cilësoi se, ligji shpreh qartë afatin kohorë që ka në dispozicion Këshilli për të miratuar ose jo projekt-buxhetin. Është një periudhë tre mujore nga momenti i paraqitjes së projekt-buxhetit. Gjatë kësaj periudhe tre mujore Këshilli mund të mblidhet sa herë t'i nevojitet apo ti duket e arsyeshme për të diskutuar mbi projekt-buxhetin.
Ndër të tjera Dervishaj tha se, gjithçka që thuhet sot është e drejtë pasi Bashkia e Tiranës ka mbetur pa buxhet, është një spekulim i pastër, pasi Këshilli është në të drejtën e tij sovrane të mbështetur në kushtet për të ushtruar brenda afatin ligjor dhe kohor që ka përcaktuar ligji 86-52. Vetëm në rast se pas tre muajsh Këshilli nuk merr një vendim për të pasur një buxhet të miratuar,-tha ai, atëherë ligji përcakton shpërndarjen e Këshillit Bashkiak dhe kalimin në zgjedhje të parakohshme. Buxheti është instrumenti më i rëndësishëm financiar në njësinë vendore-shprehu Dervishaj, pasi miratimi i projekt-buxhetit duhet të kalojë nëpërmjet diskutimeve, sugjerimeve, kontestimeve, të cilat duhet konsistojnë midis grupeve të përfaqësueseve në Këshillin ekzekutiv të njësive vendore. Buxheti është edhe i të gjithë aktorëve të interesit të cilët janë kontribuuesit kryesor në krijimin e këtij projekt-buxheti. Gjithashtu ai tha se, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet këtij ligji 86-54 e ka përcaktuar Bashkinë e Tiranës si një identitet të ndryshëm vendor nga të gjitha njësit vendore në rrethe, e vetmja arsye është pasi në Tiranë nuk kemi vetëm institucionin e bashkisë, por kemi dhe njësitë bashkiake të cilat janë 11 njësi të tilla. Këto njësi bashkiake, cilësoi Dervishaj, përbëhen nga kryetarët dhe këshilltarët, dhe që zgjidhen sikurse zgjidhet dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë. Për këtë arsye,-tha ai, është shumë e rëndësishme që në diskutim për projekt-buxhetin të përfshihen dhe të marrin pjesë dhe drejtuesit e 11 njësive bashkiake. Për të pasur një transparencë dhe një diskutim sa më të gjerë në lidhje me projekt-buxhetin, si dhe për të shuar çdo argument demagogjik të mediatizuar ditët e fundit, duhet të sqarojë se si kryetar i këshillit përmbushjen e detyrimeve që më ngarkon ligji dhe rregullorja e këshillit. Gjatë kësaj kohe, -tha Dervishaj, iu kam paraqitur agjendën e diskutimeve në një takim posaçërisht për të gjithë njësit bashkiake, në mënyrë që këshilli të shkonte në seancë më diskutime të qarta, propozime dhe reflektim të gjithanshëm. Në lidhje me problematikat që janë përjashtuar në projekt-buxhet, me keqardhje më duhet të shpreh shqetësimin e mosfunksionimit të komisioneve dhe mungesën e zhvillimit të debateve paraprake për një shkak shumë të thjeshtë, se asnjë pa përjashtim veçanërisht të dy grupeve kryesore të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokrate, nuk morën pjesë në asnjërën prej mbledhjeve, apo në takimin e njësive bashkiake të planifikimit përpara mbledhjes së parë të Këshillit me 19 dhjetor 2008, dhe e njëjta gjë ndodhi dhe me takimin e planifikuar përpara mbledhjes me 12 janar. Më tej Dervishaj shprehu se, të gjithë ato kolegë që ngritën zërin në mbështetje të buxhetit apo në kundërshtim të tij kanë ushtruar përgjegjësin e tyre ligjore, politike apo dhe qytetare. Më tej ai tha se, vetëm në seancat e zhvilluara kur ata kanë marrë pjesë, kanë vazhduar të luajnë teatrin e tyre politik duke bërë sikur zihen, për një çështje që në fakt nuk është as e partisë socialiste, dhe as e partisë demokrate.
Buxheti është i qytetarëve, i taksapaguesve,dhe nuk është as i kryetarit dhe as i këshillit bashkiak, dhe as i njësive vendore. I vetmi grup këshilltarësh që ka vlerësuar me seriozitet dhe ka paraqitur në mbledhjen financiare, propozime konkrete për përmirësimin e projekt-buxhetit, zhvillimin e një transparence maksimale, përcaktimin e destinacionit të çdo qindarke të taksapaguesve të qytetit ka qenë grupi i Këshilltarëve të LSI-së-tha Dervishaj. Gjatë këtyre ditëve kam ndjekur deklarime të shumta në shkallët e bashkisë, apo kangjellat e një shkolle të hipokrizisë dhe të papërgjeshmërisë të disa përfaqësueseve të Partisë Socialiste, por edhe demagogjinë e Partisë Demokratike të cilët asnjë çast nuk janë ulur seriozisht të diskutojnë projekt-buxhetin, por vazhdojnë të reagojnë nëpërmjet luftës politike. Vazhdoj të them me bindje të plotë se nuk është kjo rruga për të miratuar një projekt-buxhet me një mungesë të plotë transparence, kjo është një tallje e madhe për qytetin e Tiranës dhe qytetarët e saj. Vlen të theksohet tha ai se, përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokrate nuk morën pjesë as në takimin që u bë me njësit bashkiake, dhe më keq akoma pasi përfaqësuesit e ekzekutivit e braktisën këtë takim. "Prandaj askush-nënvizoi Dervishaj, nuk duhet të guxojë të luaj me përgjegjësit që iu kanë ngarkuar qytetarët, dhe për këtë arsye duhet ti ushtrojnë përgjegjësit e tyre deri në pikën e fundit. Shakaja se LSI-ja ka bashkuar votat me Partin Demokratike duhet të marrë fund, pasi nëpërmjet saj nuk mund të gënjehet asnjë fëmijë i qytetit që shikon Çufon apo Ban-bengun, dhe jo qytetarët e shqetësuar që i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe, kopshte apo shkolla pa sistem ngrohje".