Ilir Meta: "Ligji i dosjeve cenon hetimin e Gërdecit"

>Kreu i LSI komenton dorëheqjen nga detyra të Prokurorit të çështjes së Gërdecit
LSI shprehet e shqetësuar për hyrjen në fuqi të ligjit për dosjet. Ilir Meta, në përgjigje të interesit të mediave ka deklaruar dje se ky ligj cenon drejtësinë. Kërkesës për të bërë një koment për largimin e Prokurorit të çështjes së Gërdecit, Meta iu përgjigj se "jemi të shqetësuar për pasojat që mund të ketë ligji i miratuar me nxitim dhe pa konsensusin e opozitës nga ana e Kryeministrit Berisha, një ligj i kontestuar nga institucionet ndërkombëtare". Duke iu referuar largimit me dorëheqje të prokurorit Zamir Shtylla, Meta tha se "duket dhe nga pasojat e para që jep hyrja në fuqi e këtij ligji, me sa duket një nga prapavijat e tij politike ka qenë pikërisht qëndrimi për të cenuar institucione të drejtësisë, e në radhë të parë prokurorinë lidhur me çështje të veçanta, të rëndësishme, që ajo po heton". LSI ka kërkuar vazhdimisht që çështja e Gërdecit të hetohet nga një komision parlamentar, por ky aksion i saj është kundërshtuar dhe nuk është mbështetur në Kuvend nga Partia Socialiste. Lidhur me ligjin e dosjeve, LSI në Kuvend ka kritikuar qëllimet politike të maxhorancës. LSI u akuzua nga PS sikur votoi ligjin përkrah PD-se, por kjo u sqarua qysh te nesërmen nga kjo parti. Petrit Vasili ka bërë të qartë dy ditë pas votimit, se LSI nuk e ka votuar ligjin për dosjet dhe se ka qenë kundër kësaj iniciative. "Ne kemi një qëndrim politik të vetëm, që ka qenë konsiderimi politik i kësaj iniciative një farsë politike, e cila konsumohet prej dy vjetësh. Votimi i aplikuar ka qenë një votim i njëanshëm, në të cilin ne nuk kemi marrë pjesë. Ne nuk e kemi votuar "Ligjin për Dosjet". Kemi refuzuar të marrim pjesë në të dhe e kemi konsideruar një farsë me votën tonë, nuk e kemi votuar atë". Duke komentuar kritikën e bërë nga Departamenti i Shtetit për ligjin e dosjeve, Vasili u shpreh se "ngjarjet që kanë rrjedhur me "Ligjin e Dosjeve" kanë provuar përfundimisht një gjë dhe këtu fillon e mbaron e gjithë çështja e politikës shqiptare, ajo që dallon një politikë bolshevike të vjetër, nga një politikë pluraliste, demokratike dhe e re" Përfundimisht, sipas tij,- duhet t'i kthehemi logjikës pluraliste demokratike, ku faktet dhe sugjerimet e drejta për të stabilizuar një demokraci të re dhe të qëndrueshme në Shqipëri duhet të jenë ato që përcaktojnë dhe jo logjika e numrave dhe votimet alla bolshevike që kanë karakterizuar edhe disa ngjarje shumë të rëndësishme që i kanë paraprirë procesit. "Kështu që, në këtë optikë e kam parë dhe çështjen e shqetësimit të ndërkombëtarëve dhe qëndrimin e zotit Berisha para dhe pas votimit të "Ligjit për Dosjet", ku ne e kemi refuzuar dhe nuk e kemi votuar përfundimisht atë ligj"-ka sqaruar Vasili qëndrimin e LSI ndaj këtij ligji. Duket se opinioni i LSI për këtë veprim të maxhorancës nuk ka ndryshuar edhe pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, duke e quajtur si një akt që cenon institucionin e hetimit.