FSHF pezullon trajnerin e Shkumbinit. Sulmoi arbitrin
Trajneri i Shkumbinit është pezulluar 2 ndeshje dhe gjobitur me 30 mijë lekë për shkak të sulmit ndaj arbitrit në sfidën me Dinamon ditën e shtunë. Komisioni i Disiplinës në Federatë dënoi me 2 ndeshje pa tifozë edhe fushën e Skraparit.
TIRANE- Komisioni i Disiplinës në Federatë ka pezulluar me 2 ndeshje trajnerin e Shkumbinit Kristaq Mile, për sulmin e tij ndaj arbitrit në ndeshjen ndaj Dinamos ditën e shtunë.
Mile protestoi ashpër ndaj gjyqtarit të takimit Hoxha, pas një kartoni të kuq që ky i fundit nxorri për mesfushorin Hetlem Çapja. Veç pezullimit, trajneri i Shkumbinit është dënuar edhe me një gjobë prej 30 mijë lekësh. Ndërkohë edhe mesfushori Çapja është dënuar me një gjobë 50 mijë lekëshe për ndërhyrjen e tij.
Një tjetër vendim i Komisionit të Disiplinës ishte dënimi me 2 ndeshje pa praninë e tifozëve e fushës së Skraparit në Kategorinë e Parë, për shkak se aty u goditën me gurë futbollistët e Bylisit dhe arbitrat. Edhe trajneri i këtij ekipi Edmond Dalipi është pezulluar 2 ndeshje dhe gjobitur me 30 mijë lekë.
(a.l/NEWS24/BalkanWeb)