Brace: Hiqen dhe dëmtohen posterat e PS në Berat
Denoncimi bëhet sot nga kandidati për socialist për deputet në qarkun e Beratit, Erjon Brace. Siupas tij shkak është bërë mitingu i Berishës në këtë qytet. Brace akuzon disa persona që janë në funksione zyrtarësh si autorë të veprimit
BERAT-Kandidati socialist për deputet në qarkun e Beratit Erjon Brace ka denoncuar sot se në qytetin ku ai kandidon po hiqen posterat e Partisë Socialiste dhe po zëvëndësohen me posterat e Partisë Demokratike.
I ndodhur në Berat për fushatën e elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që priten të zhvillohen më 28 Qershor, Brace ka vënë në dukje se sot që Berisha do të zhvillojë mitingun e radhës në këtë qytet, po ndodh edhe cudia e radhës. “Po hiqen posterat e PS në rrugë. Punonjës të KESH po heqin në këto momente billbordet e PS dhe po vendosin të PD. Heqja është bërë jo paqëllim pasi sot vjen Berisha në Berat”.
Kandidati i PS për deputet në Berat, Brace sqaron se partia e tij ka paguar në Bashkinë e qytetit për vendosjen e billbordeve, ndërkohë që sic pohon ai, po vendosen tabelat e PD kundrejt asnjë lloj leje. Më tej, Brace shtoi se do të kallzojë penalisht autorët e këtyre veprime që ai i cilësoi të paligjshme. Brace theksoi se autorët janë punonjës të shtetit dhe militantë të PD.
”Kallzim penal për drejtorin e kompensimit të shpërndarjes ne KESH, që është njëkohësisht edhe nenkreu i PD në Berat, Dritan Hazmedari, për
Ardjan Myrteveliu, anëtar demokrat i këshillit bashkiak të qytetit, si dhe pergjegjes i shpëndarjes së KESH ne Berat, Edmond Abazi, shefi i personelit te degës se shpërndarjes së KESH, Gentjan Zere, shefi i personelit, të Dr. se Shendetit publik dhe Shpëtim Bendo, drejtor i drejtorise juridike, vellai i shefit te rendit publik te Beratit”.
(d.b/BalkanWeb)