E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia kthehet në shtëpitifozët e kanë me Lipin

ROME-Italia ka mbërritur në Romë pas eliminimit nga Kupa e Botës, e pritur nga reporterë të shumtë dhe nga tifozë të inatosur. Futbollistët janë parë me fytyra të vrerosura pas zbarkimit në aeroportin e Fiumiçinos. Ishte hera e parë që prej vitit 1974 që të kaltërit eliminoheshin që nga faza në grupe, ndërsa asnjëherë nuk ishin larguar nga Kupa e Botës pas asnjë fitore. “Tifozët kanë të drejtë, sepse i zhgënjyem, por të gjithë jemi të dërrmuar nga ky dështim”, tha mesfushori Simone Pepe. Disfata në Afrikën e Jugut i ka bërë të gjithë në Itali që të flasin për një paraqitje të turpshme, ndërsa përveç mediave, edhe tifozët kanë pësuar një zhgënjim të vërtetë në krahasim me Botërorin e vitit 2006 në Gjermani. Fansat që kishin dalë në aeroport për të pritur skuadrën e kanë patur sidomos me trajnerin Marçelo Lipi, por edhe për të njerëzit duken të ndarë. Disa tifozë kanë shkuar ta sulmojnë te makina e tij, ndërsa disa të tjerë i kanë kërkuar autografe. Lipi është vënë gjerësisht nën akuzë për lënien në shtëpi të disa lojtarëve të talentuar. Kombëtarja italiane ishte një nga zhgënjimet më të mëdha të këtij Botërori, pasi ajo nuk arriti të kualifikohej as në grupin më të lehtë të tij. Të kaltërit morën një barazim me Paraguajn në ndeshjen e hapjes, më pas zhgënjyen totalisht në barazimin 1-1 me modestët e Zelandës së Re dhe në fund u mundën 3-2 nga Sllovakia.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›