E Diel, 1 Nëntor 2026

Sheshi "Nënë Tereza"Konkurs përrikonstruksionin e tij

TIRANE- Bashkia e Tiranës nisi sot punimet për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”. Kryetari i Bashkisë, Edi Rama, tha se, "sheshi do të jetë i transformuar dhe cilësisht një hapësirë urbane".
“Kjo nuk është një betejë lineare, është një betejë e nisur në bashkëpunim me qeverinë italiane prej disa vitesh. Do të ketë një konkurs për sheshin “Nënë Tereza”, për të bërë të mundur që me rehabilitimin e rrugës së parkut të Liqenit dhe me domosdoshmërinë që të lehtësohet lëvizja e makinave dhe qytetarëve në rrugën e hyrjes në park në pjesën pas sheshit “Nënë Tereza”, si dhe për të bërë të mundur që edhe vetë sheshi “Nënë Tereza” të jetë lehtësisht i kalueshëm, lehtësisht i pastrueshëm dhe njëkohësisht i transformuar në një hapësirë urbane”, tha Rama.

“Kjo është një ndërhyrje e kërkuar nga qytetarët e Tiranës dhe ne po e plotësojmë kërkesën e tyre. Sheshi do të jetë tërësisht i transformuar”, u shpreh Rama.

Tashmë në sheshin “Nënë Tereza” po operohet me vënien e pllakave të reja, ndërkohë që punimet po zhvillohen paralelisht me ato në sheshin “Skëndërbej”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›