E Diel, 1 Nëntor 2026

Moisiu dhe Mejdanipolitikës: Hallet tizgjidhim vetë

FIER-Dy ish-Presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani kanë komentuar për situatën politike në vend.
Menjëherë pas një aktiviteti në qytetin e Fierit, ish -presidenti Alfred Moisiu (President ne 2002-2007) i pyetur nga gazetarët rreth situates politike ne vend, ripërsëriti qëndrimin e tij për transparencën ndërsa tha se i takon dy liderëve të japin shembull bashkëpunimi. “Hallin tonë duhet të zgjidhim vetë, por gjithsesi falenderoj ndërkombëtarët për ndërmjetësimin”. Sipas Moisiut, lidhur me zgjedhjet e 28 Qershorit, nevojitet transparencë e plotë.

Ndërkaq ish-Presidenti tjetër, Rexhep Mejdani (President ne vitet 1997-2002) tha se PS arriti misionin e saj, atë për votën e lirë dhe se pjesa tjetër e misionit për socialistët mbetet, pjesëmarrja në procese politike. “PS arriti misionin për votën e lirë, pasi me përpjekjet e PS u rrit ndjeshmëria për votën. Pjesa tjetër e misionit mbetet pjesmarrja në parlament e proceset politike të vendit”, apeloi nga ana e tij Mejdani.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›