Braçe: Kartat e Identitetit, proces manipulimi i qeverisë
Deputeti i PS, Erion Braçe dje në fjalën e tij në kuvend është ndalur tek vonesat në pajisjen me karta identiteti të qytetarëve. Sot jemi një muaj e katër ditë larga nga fillimi procesit, asnjë qytetar nuk ka marrë në dorë kartën e premtuar nga qeveria, duke filluar nga ministrat,- u shpreh Braçe.
Dhe të mburresh me një proces, vijoi ai që ende edhe një muaj e pesë ditë mbasi ka filluar, është skandaloze. Ai u shpreh se dëgjova ministrin dhe sa herë që ne ngremë shqetësime reale, për procesin e pajisjes me karta fillon një sulm përkundrejt opozitës, që përfundon me fyerje dhe sharje. Do të vazhdojmë të flasim për këtë proces, do të doja të thoja se procesi nuk po ecën normalisht procesi, po shkon drejt dështimit. Më pas, Braçe tha se tre ditë resht pashë njoftimin e kompanisë të kontraktuar nga ana e qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme, që thoshin se në Berat procesi do të fillonte në 12 Shkurt, por nuk ka filluar ende, dhe nuk ka asnjë njoftim se kur do të fillojë procesi, shqetësimi i ngritur nga opozita, për personat që nuk kanë pasaportë po bëhet më i madh, sepse listat e shpërndara nga Ministria e Brendshme në të gjitha prefekturat apo qarqet janë në mangësi të rënda 10 njësi vendore në Berat e Kuçovë.Deputeti socialist deklaron se në rajonin Nr 1, në listat e dërguara nga Ministria e Brendshme pa pasaportë janë 2750 persona, të verifikuar dhe të kontaktuar janë dhe 690 të tjerë që nuk janë në lista. Në listat e rajonit 3 dhe 4 nga 2695 që ka dërguar ministria mungojnë 570 të tjerë. Vetëm për 10 njësi vendore, vijoi Braçe pa përfshirë disa komuna të mëdha janë 10 mijë shtetas që nuk gjenden në listat e Ministrisë së Brendshme si persona pa dokument identifikimi. Besoj se kjo është e qëllimshme se nuk po ndodh vetëm në Berat, por pothuajse në të gjitha qytetet. Është një skemë e pastër manipulimi që i heq të drejtën për të votuar 10 mijë shtetasve të Beratit. Është brenda skemës skandaloze të manipulimit që udhëhiqet nga Ferdinant Pone, është emri më i lakuar që përdorin qytetarët shqiptarë si mjeshtrin e gjithë kësaj historie manipulimi që nga viti 96 e këtej,- u shpreh Braçe. Duke iu drejtuar mazhorancës, Braçe u shpreh se ndaloheni këtë histori se nuk bëni dot asgjë. Keni të ndërtuar një rrjet prej të paktën 15 mijë vetësh që është i aftë ta zbuloj manipulimin brenda 5 ditëve. Ndërprisni këtë proces manipulimi se është skandaloze, të gjithë këta nejrëz të evidentuar nga ne dhe i keni përjashtuar nga listat e Ministrisë së Brendshme, do apo nuk do, ministri apo kryeministri për të cilin flasim, Ferdinant Pone.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1