E Diel, 1 Nëntor 2026

Majko: Ligji lustracionit, për të pastruar Drejtësinë nga njerëzit që i kanë nxjerrë probleme qeverisë

Gjykata Kushtetuese nuk ka rrëzuar ligjin, thjesht e ka pezulluar ligjin për lustracionin, duke kërkuar një mendim kjo të paktën sipas deklaratës së Gjykatës Kushtetuese, nga Komisioni i Venecias. Kështu i është drejtuar deputeti i PS, Pandeli Majko deputetëve të mazhorancës. Nëse dhe KV, vijoi Majko është i infiltruar komunist, kjo është një tjetër histori. Sipas Majkos, ligji i lustracionit nuk është ligj për të dënuar, është thjesht një ligj për  tu hequr nga puna ca që kanë mbetur pa dalë në pension e për të pastruar disa njerëz që i kanë nxjerrë probleme kësaj qeverie në sistemin e drejtësisë. Ky është ligji i lustracionit.Ju këtu duhet të skuqeni, kam parasysh fjalën e Aldos, kur tha që i drejtohem 5 mijë familjeve të përndjekura, i drejtohem atyre që janë pushkatuar pa gjyq e kështu me radhë, e gjithë ajo që u bë këtu doli një blof fund e krye dhe  ky bllof duhet kapur kështu siç është,- u shpreh Majko. Ai tha se ne po rrezikohemi që në zgjedhjet që vijnë të diskutohet qenia e ish-agjentëve të sigurimit të shtetit në parlamentin e ardhshëm. Majko tha se kjo është përgjegjësia mazhorancës dhe kur ti drejtoheni familjarëve që janë dënuar nga sistemi komunist, duhet të shtroni një pyetje. Çkeni bërë për ta në këto katër vjet? Edhe shtëpitë që kanë marrë 92 do u futet në kompensim, anëtari i Partisë Komuniste, duke filluar nga im atë, shtëpinë e ka marrë me kompensimin e 92, ju të përndjekurit do tia hiqni nga vlefta që kanë nga vitet e burgut dhe do ia llogarisni me çmimin e ditëve të sotme. Kjo është e vërteta. Në fund të fjalës së tij, Majko tha se e mira do të ishte, që kur të diskutoni për shtresat tuaja, ju vini këtu edhe na fyeni por mendoj se kur flisni për shtresat tuaja, për pronarët, për të përndjekurit, çfarë keni bërë për ta? Ua them unë, zero, asgjë.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›