Patozi: Po të ishte gjallë Enveri do varte edhe Ben Blushin

PD:Nuk ndalemi në betejën kundër krimeve të komunizmit
Numri dy i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi deklaroi dje në kuvend se mazhoranca do ta çojë betejën deri në fund dhe do ndahet përfundimisht nga krimet e komunizmit. Kjo deklaratë e tij vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi ligjin e lustracionit të votuar nga mazhoranca pasi ishte një ligj, i cili nuk kishte përputhshmëri me Kushtetutën dhe më pas do ti kalohet Komisionit të Venecias për shqyrtim. Dëgjova për sulmin që po i bëhet Gjykatës Kushtetuese, nuk është në mbrojte, por në sulm, nuk ka arsye pse të mbrohet se ka synuar aspiratat e këtij vendi dhe ato vlera që ne i kemi përcaktuar që nga 91. Ju ndjeheni të ngazëllyer, nuk keni fituar asgjë, ngjani me atë keqbërësin që ka mundur të fsheh gjurmët e krimit, ne e kemi fituar politikisht dhe moralisht këtë beteje, jemi me atë që shqiptarët duhet të ndahen me të kaluarën e tyre,- u shpreh Patozi. Ai vijoi se PD ka edhe një betejë, do e fitojë edhe atë, betejën ligjore, është vetëm një etapë. Por, ju duhet të jeni të bindur se kanë vendosur me pengun e dosjes së tyre, siç keni qenë ju peng i dosjes suaj kur braktisët seancën e sollët më të riun prej jush që ka folur duke marrë përsipër të gjitha krimet e Enver Hoxhës dhe gjithë kriminelëve gjatë 45 viteve të komunizmit,- u shpreh Patozi duke iu drejtuar opozitës. Kjo është një ditë e trishtuar për Shqipërinë, për institucionet e saj,- tha Patozi. Mund tju tregojmë me gisht, vijoi ai si bashkëpunëtorë se disa prej jush mund të mos kenë dosje, keni braktisur seancën e ligjit të lustracionit. Nuk befasohemi shumë nga vendimi, sepse ne e dinim që ju keni një trim aty që quhet Fehmi Abdiu; e dimë që është i juaji, e dimë që e keni pasur idhull, e dimë që e keni pasur deputet, e dimë që ka edhe të tjerë si ai dhe po të ishte në dorën tuaj Fehmi Abdiu do të ishte ende në kohën e tij për të varur poetë siç bëri me Havzi Nelën; sot mund të ishte radha e Preç Zogajt apo e Besnik Mustafajt për tu varur apo për tu ekzekutuar,- u shpreh nënkryetari Patozi. Sipas Patozit, nëse diktatura nuk do të shembej për shkak të Partisë Demokratike, Enver Hoxha do të jepte vendime për ekzekutime apo pushkatime poetësh. Mund të ishte edhe radha e Ben Blushit që të varej nga ai. Mos u bëni naivë të drejtoni Gjykatën Kushtetuese, nuk mund të sulmohet një institucion kushtetues. Ju për fat të keq po mbroni krimet kundër njerëzimit. E keni ngritur disa herë shqetësimin e ndërkombëtareve,- iu drejtua Patozi opozitës. Ne i nënkuptojmë shqetësimet e tyre dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta, debatin e kemi pasur me ju, jo me ata,- tha Patozi. Ai tha se partnerët tanë euro-atlantik nuk janë kundër ligjit, kanë rezerva për aplikimin e tyre, ne mund të biem dakord, por ju ashtu siç ata që vendosën sot të fshihen nga dosjet e tyre. Më pas, Patozi akuzoi opozitën se ajo nuk ka ndërmend të monitorojë procesin e kartave, të përmirësojë procesin, por vazhdon të hedh baltë mbi të. Mazhoranca për infrastrukturën zgjedhore ka shpallur në mënyrë të vendosur dakortësinë e saj dhe ne vazhdojmë ti mbetemi kësaj pikëpamje,- u shpreh Patozi. Më tej Patozi u shpreh se nuk kuptoj arsyen se çfarë e pengon opozitën të ngremë që nesër këtë komision të posaçëm, ashtu siç është bërë për komisionet e tjera Sipas tij, është një koncept i paarsyeshëm që opozita ka për institucionet, mazhoranca nuk mund të monitorojë mazhorancën, pushtetet janë të ndara dhe këtu po flitet për legjislativin.
Email This Klikime: 21