Braçe: Kompania prishi faqen e internetit
Nënkryetari i grupit të PS-së, Erjon Braçe tha dje në një konferencë për shtyp se pas denoncimit që i bëri në Parlament firmës "Best Property Albania", kjo e fundit ka fshirë nga faqja e internetit raportin "Pronat në Shqipëri".
"Do të doja t'u bëja të njohur dhe natyrisht të shprehja reagimin tonë të fortë lidhur me faktin e evidentuar sot, një ditë pas publikimit dje në parlament, të zhdukjes së raportit për "Pronat në Shqipëri", të përgatitur dhe publikuar nga kompania "Best Property Albania", me citime të qarta për partnership të fortë mes kompanisë në fjalë dhe Studios Legale të zonjës Argita Malltezi", tha Braçe në një konferencë për shtyp. Sipas tij, ka dyshime për konflikt interesi mes Argita Berishës dhe kësaj kompanie.