Gjoba 100 mijë euro ndaj tregtarit, në gjyq autori
TIRANE - Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen penale ndaj 33-vjeçarit Lefter Fasho.
Ai akuzohet për "shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" ndaj pronarit të një restoranti në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në shkurt 2008, kur i akuzuari i ka telefonuar Meleq Daçit duke e kërcënuar me vdekje nëse nuk dorëzonte 100 mijë euro. Kërcënimet kanë vazhduar për rreth 20 ditë me radhë, ndërsa telefonatat në adresë të biznesmenit janë bërë nga një kabinë telefonike në qytetin e Korçës, kurse mesazhet me përmbajtje kanosje janë dërguar nga një numër celulari grek. Policia lokale arrestoi autorin e dyshuar të krimit në kohën kur ai po i telefononte biznesmenit nga një kabinë telefonike në qytetin e Korçës. Menjëherë pas arrestimit të personit të dyshuar, dosja për këtë ngjarje i kaloi Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. Sipas hetimeve, gjobëvënësi ka pasur konflikte me djalin e biznesmenit gjatë qëndrimit si emigrant në Athinë dhe menjëherë pas kthimit në Korçë dyshohet se ka tentuar të hakmerret përmes gjobëvënies ndaj babait të personit me të cilin ka pasur mosmarrëveshje në Greqi. t.s