Policia: Masa për aksidentet gjatë sezonit turistik
TIRANE - Drejtoria e Policisë Rrugore ka hartuar një plan masash, me qëllim lehtësimin e trafikut rrugor dhe shmangien e aksidenteve në të gjitha akset e Shqipërisë gjatë sezonit veror, kur vendi pritet të vizitohet
nga turistët dhe emigrantët që duan t'i kalojnë pushimet në vendlindje. Titullari i Drejtorisë së Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Ajet Ibro, është shprehur dje se po veprohet me njësi "Task-Force" në akset kryesore të vendit, ku janë angazhuar shërbime të policisë me qëllim kontrollin e trafikut në rrugë për të shmangur aksidentet apo shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve. Drejtuesit më të lartë të strukturave të Policisë Rrugore në qendër, mësohet se kanë vazhduar çdo ditë verifikimin në terren për masat e marra nga shërbimet e policisë në akset rrugore të konsideruara më të rrezikshme e problematike lidhur me aksidentet. Mes këtyre akseve rrugore policia ka renditur aksin Lushnjë-Fier, Krujë-Lezhë dhe Pogradec-Korçë. "Gjatë këtij sezoni veror, jemi përgatitur të përballemi me një fluks të madh lëvizjeje të automjeteve më tepër se një vit më parë dhe ngritja e njësive 'Task Force' është një nga prioritetet tona", është shprehur kreu i Policisë Rrugore, Ajet Ibro. Ai tha se patrullat e Policisë Rrugore do të kenë përqendrim në qendrat e mëdha urbane dhe sidomos në zonat bregdetare, ku numri i pushuesve dhe përdoruesve të rrugës është i lartë. Policia Rrugore mësohet se ka në prioritet të saj, marrjen administrative ndëshkuese për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët me veprimet e tyre bëhen shkak për aksidente. Nga të dhënat zyrtare të Policisë Rrugore, mësohet se gjatë muajit të kaluar, qershor 2008, janë shënuar 22 viktima në aksidente rrugore, nga 32 të vdekur që u regjistruan në të njëjtin muaj të një viti më parë. Sipas Policisë Rrugore, reduktimi i numrit të aksidenteve me pasojë vdekjen, ka ardhur si pasojë e forcimit të masave nga Policia Rrugore për zbatimin e rregullave të qarkullimit, si respektim të normave të shpejtësisë së lejuar dhe përdorimi i rripit të sigurimit. Vitin e kaluar numri i lartë i aksidenteve në rrugë ka qenë një nga problemet kryesore me të cilin u përball policia dhe qytetarët për shkak të rritjes së numrit të automjeteve në qarkullim dhe përqendrimit të tyre veçanërisht në rrugët që të çojnë drejt plazheve apo pikave të tjera turistike.