E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Braçe shpif për Argitën

Partia Demokratike reagon ndaj akuzave të nënkryetarit të grupit të PS-së, Erjon Braçe, sipas të cilit, familja e Kryeministrit ka pushtuar tokat në jug të vendit. 

Zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani e konsideroi trillimin e radhës së çiftit Rama-Braçe, akuzat e këtij të fundit. "Çifti Rama-Braçe hodhën dje në treg trillimin e tyre të radhës për publikun shqiptar, si produkt i politikës së tyre të re. Kështu, ky çift deklaroi dje në Parlament se Kryeministri dhe familja e tij po pushtojnë tokat e jugut", u shpreh Bogdani në një konferencë për shtyp. Sipas zëdhënësit të PD-së, "por, binomit të Ramës dhe asistentit të Enver Dondollakut nuk i beson më asnjeri, në shpifjet dhe trillimet e tyre amorale. Kryetari i Partisë Demokratike dhe familja e tij nuk disponojnë asnjë m2 tokë në 400 km e bregut shqiptar, nga skaji më jugor deri në skajin më verior. Po natyrisht, ata që fabrikojnë trillime të tilla, nuk kanë fytyrë të skuqen".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›