Meta: Rama ka harruar bashkinë
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta akuzoi dje kreun e PS-së Edi Rama, se ka harruar Bashkinë e Tiranës, që sipas tij, u zgjodh pikërisht me votat e LSI-së. Duke folur në Konferencën e Gruas për Integrim në Kombinat, Meta tha se:
"Është gjithashtu një situatë paradoksale, sepse kryetari i Bashkisë e ka lënë këtë detyrë, detyrë që për hir së të vërtetës u bë me votat tona dhe të tuajat, ndërsa kryeqyteti vuan për ujin e pijshëm, për më shumë ajër të pastër, për më shumë hapësirë për fëmijët, etj". Duke u ndalur në çështjet e politikës së ditës kreu i LSI-së Meta theksoi se, "sot kemi një situatë paradoksale në Shqipëri dhe për fat të keq e vetmja opozitë në vend mbetet LSI-ja, dhe disa faktorë të tjerë opozitarë. Kjo situatë paradoksale vjen si pasojë e forcimit gjithnjë edhe më shumë të një aleance të fortë midis Berishës dhe drejtuesit aktual të PS-së z.Rama. Kjo aleancë e errët, është një aleancë kundër institucioneve, kundër Kushtetutës, kundër pavarësisë së gjyqësorit, kundër pozicionit kushtetues të Presidentit".