Festa e Pavarësisë së SHBA, mungon Berisha
Viti i 232-të si vend i pavarur, ka mbledhur në selinë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë krerët më të lartë të vendit, përfaqësues të partive politike si dhe ambasadorë e diplomatë të akredituar në Tiranë.
Në festën e mbrëmshme mungonte Kryeministri Berisha, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Kroaci, ku do të marrë pjesë në një seminar për sigurinë rajonale. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Presidenti Bamir Topi si dhe politikanë të tjerë të lartë të vendit. Pasi ka pritur urimet në këtë ditë të shënuar në historinë e popullit amerikan, ambasadori amerikan në Shqipëri, Xhon Uidhërs, i shoqëruar nga zv.ambasadori amerikan, ka falënderuar të gjithë të pranishmit që ndanin me ta gëzimin. Në fjalën e tij, Uidhërs i mëshoi faktit se sot 232 vjet pas miratimit të Kushtetutës, ajo mbetet garancia e lirisë për të gjithë amerikanët. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme Presidenti Topi dhe Kryeministri Berisha kanë uruar përmes një mesazhi Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush. "Shqipëria i konsideron Shtetet e Bashkuara të Amerikës si vendin model të zhvillimit të demokracisë, lirisë, të të drejtave të njeriut e shtetit të së drejtës, vlera të cilat shqiptarët po përpiqen t'i implementojnë në vendin e tyre, si vlera universale, simbol të një shoqërie demokratike", thuhet në mesazhin që kreu i shtetit i ka dërguar një ditë më parë shefit të Shtëpisë së Bardhë.