Braçe: Kryeministri ka krijuar “republikën e varfërisë”
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Berisha se, ka shtuar nivelin e varfërisë në vend.
Në një konferencë për shtyp, Braçe tha se: "Kryeministri ka krijuar republikën e varfërisë". "Do të doja të vijoja, të ndaja me ju dhe me publikun shqetësimin tonë për thellimin e varfërisë, polarizimin ekstrem mes të ardhurave të popullit dhe qeveritarëve të tij si dhe të adresoja një problem të mprehtë ligjor, që lidhet me kategorinë shumë të gjerë të biznesit të vogël", tha Braçe. Duke iu referuar guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, deputeti socialist tha se: "Të varfrit po bëhen edhe më të varfër, ndërkohë që ata që deri sot jetonin pak mbi nivelin e varfërisë tani, apo shpejt po bëhen të varfër". "Në shifra, më të varfrit, po harxhojnë çdo qindarkë, pra 100% të të ardhurave për ushqim të pamjaftueshëm, të varfrit po harxhojnë 100% të të ardhurave për ushqime e energji elektrike; pak mbi të varfrit, 80% të të ardhurave për ushqim, energji, libra shkollorë etj.", tha Braçe. Nënkryetari i grupit socialist tha se, me këto politika të qeverisë, po dëmtohet rëndë deri në falimentim biznesi i vogël. "Tani inflacioni, si dhe politika fiskale e kryeministrit Berisha, po rrezikojnë të falimentojnë e zhysin në varfëri mbi 40 mijë biznese të vogla dhe gjithë të punësuarit në to. Më 1 janar, kryeministri Berisha, i vendosi ata nën regjimin e tatimit të sheshtë. Që nga 1 janari, ata paguajnë 10% tatim mbi të ardhurat. Kjo taksë është 5 herë më e lartë se ajo e 2005 dhe shumë larg premtimit të pambajtur të Sali Berishës, për përgjysmimin e tij", tha Braçe.