E Diel, 1 Nëntor 2026

Tradhëtia...



Dy pasi darkuan në një restorant dalin jashtë për t’u kthyer në shtëpi. Rrugës i zë barku dhe të dyja nuk po duronin dot më ndaj e ndalin makinën, ndërkohë që ishin para varrezave të qytetit.
Pasi kryen nevojat e tyre, njëra u fshi me mbathjet e veta që më pas i flaku tej, kurse tjetra me një shirit të një kurore që ishte vendosur aty mbi një varr. Të nesërmen takohen dy burrat e dy grave, të cilët ishin gjithashtu shokë, dhe nisin bisedën me njëri-tjetrin.
-Jam shumë i mërzitur, -thotë i pari –gruaja ime shkon me një tjetër. Mendoj kështu sepse mbrëmë kur erdhi në shtëpi nuk i kishte të mbathurat me vete.
Tjetri që e dëgjon shkrihet së qeshuri dhe i thotë:
-Pse për këtë shqetësohesh ti? Mua jo vetëm që më tradhëton gruaja, por mbrëmë kur erdhi në shtëpi, kishte me vete edhe një kordon ku shkruhej: “Me dashuri të përjetshme, do të jesh gjithmonë në zemrat tona...”

24 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›