Luka Toni: “Kritikat e Kahn më bënë mirë”
Luka Toni, sulmuesi italian i Bajernit të Munihut, pohoi se kapiteni skuadrës gjermane, Olier Kahn kishte shumë të drejtë në kritikat e tij të bëra në fillim të sezonit në adresë së Tonit dhe francezit Frenk Riberi. Fituesi i Kupës së Botës u sulmua publikisht gjatë dhjetorit të vitit të kaluar nga portieri veteran Oliver Kahn për shkak të paqëndrueshmërisë në lojën e dy blerjeve të reja të Bajernit. “Lojtarët e rinj duhet të kuptojnë se dy apo tre ndeshje të mira nuk mjaftojnë. Bajerni nuk është Marseja apo Fiorentina, por i një niveli me Milanin, Realin, Barcelonën dhe Mançester Junaitid”. Komentet e Kahn u ndëshkuan me gjobë nga klubi, por Toni, heroi i dy golave në fitimin e Kupës së Gjermanisë nga ana e Bajernit kundër Borusias së Dortumundit, tani beson se kritika e ashpër e kapitenit ishte i drejtë. “Kur unë dëgjova për herë të parë komentet e tij, reagimi im ishte i menjëhershëm, por tani, unë dua të them se kisha gabuar”, - tha sulmuesi 30-vjeçar për gazetën gjermane “Bild”. “Tani unë e kuptoj se unë jam te Bajerni dhe duhet të fitoj çdo ndeshje,e dhe sikur ju të luaj çdo tri ditë. Vetëm fitoret e bëjnë të lumtur klubin, të cilat festohen në mënyrë të veçantë te Bajerni dhe unë i jam i lumtur për këtë”. Toni udhëheq listën e golashënuesve në Bundesligë me 20 gola. “Ne italianët jemi shumë të lidhur me Italinë tonë të dashur dhe unë kam ende vështirësi për të folur gjermanisht”, - pranoi sulmuesi, i cili ka shënuar nga dy gola në katër ndeshjet e fundit. Presidenti i Bajernit, Karl-Heinz Rumenige, një ish-yll i Interit, e vlerëson si të jashtëzakonshëm sezonin e Luka Tonit.
Burrë-seksi
Bavaria është pushuar nga Toni-Mania. Golat e tij mahnisin burrat, por fiziku i tij dhe buzëqeshja magjeps femrat. Sharlot Engelhard, 29 vjeç, një drejtuese në televizionin e njohur gjerman Pro 7, thotë për “Bild”: “Luka ka gjithçka që e ben seksi një burrë. Ka fizik të përkryer, fyturë të lezetshme dhe një buzëqeshje të këndshme”.
196 GOLA
Luka Toni, italiani i lindur në Modena (më 26 maj 1977), ka luajtur për tetë klube italiane përpara se të transferohej te Bajerni në Bundesligën gjermane. Klubi i parë i tij, sigurisht që ishte Modena (1994-1996), për të cilin luajti qysh në moshën 17-vjeçare. Më pas vinë me radhë Empoli, Fiorenzuola, Lodigiani
Treviso, Vicenza, Breshia, Palermo, Fiorentina dhe së fundi
Bajern Munih. Deri tani në 376 ndeshje ka shënuar 181 gola. Me ekipin kombëtar italian Luka Toni ka shënuar 15 gola në 33 ndeshje.
TONI-TARE
Igli Tare, sulmuesi shqiptar i Lacios, ka luajtur me Luka Tonin, kur të dy ishin pjesë e Breshias në Serinë A. Bashkë me ta luante edhe Roberto Baxho. Toni shënoi gjatë 2001-2003 17 gola në 44 ndeshje (një pjesë të mirë të sezoneve ishte i dëmtuar), ndërsa për të njëjtën periudhë Tare realizoi 14 gola në 75 ndeshje me “Dallëndyshet” e drejtuara asokohe nga Karlo Macone.
24 Prill 2008