E Diel, 1 Nëntor 2026

Brace: Kryeministri, sqarime per Spitalin Ushtarak

Partia Socialiste kerkon qe Kryeministri Sali Berisha te jape sqarime ne parlament, lidhur me vendimin e qeverise per transferimin e Qendres se Traumes nga ambientet e Spitalit Ushtarak ne ato te QSUT-se. Me ane te nje deklarate per shtyp, nenkryetari i Grupit parlamentar te PS-se, Erion Brace, ka reaguar mbi situaten e krijuar ne Qendren e Traumes ne Spitalin Ushtarak, ku qeveria ka kerkuar zhvendosjen e saj. "Me sa duket, po shkojme drejt thirrjes se Kryeministrit ne parlament per te dhene sqarime te drejtperdrejta per kete ceshtje, lidhur me vendimin qe ka marre ne emer te qeverise", u shpreh Brace. Sipas tij, mjeket e spitalit civil jane kercenuar se do te lirohen nga detyra, ndersa mjeket e Spitalit Ushtarak jane kercenuar se do te lirohen nga ushtria. Kete situate, deputeti socialist e cilesoi si te turpshme, duke nenvizuar se, “ne keto kushte po shkojme drejt thirrjes se Kryeministrit ne parlament per te dhene sqarime drejtperdrejt per kete ceshtje”. Partia Socialiste ka kritikuar edhe Kryeprokuroren Ina Rama, e cila nuk ka reaguar mbi kerkesen e PS-se per te hetuar ne lidhje me abuzimet ne Spitalin Ushtarak. “Ne shkresen tone i kerkohej prokurores, pasi beheshin te ditur te gjitha faktet, se jane te gjitha kushtet qe prokuroria te niste hetimin”, vijoi nenkryetari i Grupit te PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›