E Diel, 1 Nëntor 2026

Urbanet, nuk mund te bllokojne transportin

Perfaqesuesit e Bashkise se Tiranes kane hyre ne bisedime me Shoqaten e Kombetare e Transportit Urban per te gjetur nje zgjidhje, ne menyre qe te mos lejohet bllokimi i ketij sherbimi ne kryeqytet. Drejtori i Transportit ne Bashkine e Tiranes, Enton Punavia, deklaroi dje se “jemi ne tratativa per nje takim me shoqaten e transportit urban per te zgjidhur nje here e mire keto probleme te operatoreve te ndryshem urbane”. Por, pervec ketyre bisedimeve, ai vuri theksin ne faktin qe asnje prej ketyre operatoreve nuk mund te bllokoje sherbimin, pasi ne kontrate eshte percaktuar qarte qe asnje nuk mund te ndermarre nje nisem te tille. “Dua te theksoje se kontrata nuk parashikojne ndryshime, si dhe bllokime te transportit urban, ketyre operatoreve u kerkojme qe te zbatojne kontraten dhe kushtet e licences”, vazhdoi Punavija. Nderkohe mesohet se kontratat e nenshkruara mes bashkise dhe ketyre operatoreve perfundojne ne vitin 2009, pra pas rreth 2 vjetesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›