Braçe: Kush po ndërton në katin e 7 tek Kryeministri?
Pasi është akuzuar nga deputeti, Edi Paloka si pasiv në çështjen e tragjedisë së Gjiroastrës, deupteti Erjon Braçe është shprehur se “ne jemi të hapur që të fillojë çdo çështje penale pasi përgjegjësia është individuale. Ndërsa në lidhje me çështjen e Gërdecit dhe asaj që po ndodh nuk duhet të bëhen paralelizma, pasi në këtë rast
Kryeministri është ai që duhet të japë dorëheqjen, për faktin se ai dhe familja e tij janë të përfshirë në këtë çështje. Dhe jo vetëm kaq, por jo shumë larg nga këtu në pallatin ku jeton dhe vet kryeministri ynë në kat të katërt, tre kate mbi kokën e tij, në kat të shtatë po ndërtohet pa leje”,- tha dje Brace. Ai u shpreh se, Bime duhet të japë dorëheqjen. “Për mua është një gjë fare normale që mund të bëjë kryetari i Bashkisë së Gjirokastër pastaj të tjerat i takojnë z Bime i cili për hir të së vërtetës këto vite ka treguar përgjegjësi dhe rasti është i tillë dhe normalisht z Bime duhet të përballet me qytetarët e Gjirokastrës dhe të japë dorëheqjen në shenjë morale”,- tha ai