Firma e ndërtimit, Tavo: Ja lidhjet
Tiranë-Deputeti i Partisë Socialiste për Gjirokastrën, Vangjush Tavo, ka zbuluar sot lidhjet e disa politikanëve me firmën e ndërtimit që ngriti pallatin e tragjedisë. Sipas tij, ministri i Energjetikës, Genc Ruli, prefekti i qarkut Gjirkastrës, Spiro Ksera dhe kryetari i PD-së së Gjirokastrës, Bexhet Çobani kanë lidhje të drejpërdrejta me aksionerët e firmës dhe me ixhnierët zbatues.
Ai është shprehur sonte pas përfundimit të seancës plenare se “mbrapa kësaj lejeje është një pejsë e stafit eklektoral deputetit të mazhorancës, Genc Ruli, një pjesë e administratës lokale, si sekretarja e KRT-së, Papadhimitri, prefekti i qarkut Gjirokastër, Spiro Ksera bashkë me kryetarin e PD-së së Gjirokastrës, Bexhet Çobani”.
Sipas deputetit Tavo, prefekti Ksera dhe kreu i PD-së, Çobani ka patur një firmë ndërtimi sëbashku me emrin “Ksera sh.p.k”. Po kështu, sekretarja e KRT-së, që ka firmosur këtë leje ndërtimi është anëtare e Partisë Demokratike. Por fijet që lidhin politikën me firmat e ndërtimit nuk përfundojnë këtu. Deputeti Tavo rrëfen se inxhinieri që projetoi këtë pallat është kushëriri i parë i kreyarit të PD-së së Gjirokastrës, Bexhet Çobani. Ndërsa firma mësohet të ketë edhe lidhje të tjera me persona që punojnë në administratën tatimore dhe doganore të Gjiroasktrës.
Një ditë pas tragjedisë, kur dy familje humbën tre pjestarë të tyre nga shembja e një pallati, mes dy forcave të mëdha politike në vend PD dhe PS kanë nisur akuzat dhe kundër akuzat për fajtorët. Debatet u çelën në Kuvendin e Shqipërisë dhe po zgjerohen edhe jashtë ambienteve të tij. Fillimisht është akuzuar kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime i PS-së, si një ndër fajtorët, pasi ka firmosur lejen e ndërtimit për ngritjen e këtij pallati. Këtë e deklaroi sot ministri Energjetikës, Ruli, që i kërkoi Bimes të japë dorëheqjen. Po kështu në shënjestër, Kryetarin e Bashkisë e ka patur edhe kreu i PD-së së Gjirokastrës, Çobani, që i kërkoi dorëheqjen.
Por pas akuzave të politikanëve të djathtë vijnë ato të të majtëve. Pikërisht deputeti i PS-së, Vangjush Tavo, ka akuzuar sot prefektin Ksera i PD-së dhe kryetarin e PD-së së Gjirokastrës, Çobani, si pjesë e fajit të kësaj tragjedie.