E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Ligji i TVSH-së, për të pastruar paratë e pista

 Sipas tij, ky ligj takson për herë të dytë biznesin e vogël dhe nga ana tjetër favorizon pastrimin e parave të pista në Shqipëri.“Nën gjykimin tonë, ligji është i pa qartë, evaziv, abuziv, i qëllimtë i tillë, për të krijuar mundësinë e taksimit të shumëfishtë të biznesit të vogël kudo si dhe pastrimit të parave të korrupsionit dhe krimit të lidhur apo klient me Qeverinë e Sali Berishës. Thjesht, për ta taksuar 3 dhe 4 herë deri në qindarkën e fundit apo pastruar çdo qindarkë të vjedhur e grabitur, përvetësuar politikisht, deri tani”, u shpreh Braçe.Sipas tij, miratimi i ligjit, i krijon kësaj qeverie, të taksoj biznesin e vogël, veçmas atë të fashës me xhiro 2-5 mln lekë, sërish me 10 %, nëse paratë që i mbeten pas pagimit të taksave aktuale, nuk i investon por i mban si e ardhur personale.“Pra paqartësia e qëllimtë e ligjit, lë mundësi për taksimin për herë të dytë, me 10 % të tjera, të biznesit të vogël! Kjo, për ne është e pa pranueshme! I njëjti ligj, për herë të parë në 20 vite, vendos të taksojë paratë e emigranteve ose paratë e sakrificës”, tha deputeti socialist.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›