Meta: PS, letër të qëllimshme KE-së
"Është një problem i krijuar me qëllim nga lidershipi i Partisë Socialiste dhe ka të bëjë me bojkotin e pakuptueshëm që e kanë dënuar të gjithë", u shpreh Meta në një konferencë . Meta akuzoi drejtpërdrejt disa përfaqësues të Partisë Socialiste për dëmtimin e imazhit të vendit, "jo vetëm në Strasburg, por kudo". Sipas tij, "Kryetarja e Parlamentit nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka zbatuar kompetencat e saj. Fakti që kredencialet e përfaqësuesve të Parlamentit Shqiptar u konfirmuan sot në mënyrë krejtësisht normale, tregon më së miri se çdo gjë ecën normalisht, përveç anormalitetit që ka të bëjë me bojkotin, për të cilin vetë lidershipi i Partisë Socialiste është përgjegjës". "Ata nuk mund të fajësojnë as maxhorancën dhe askënd për një problem që e kanë shkaktuar vetë, pasi nuk kanë bërë betimin dhe duan të shkojnë në Strasburg", u shpreh ministri i Jashtëm, Ilir Meta.