E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Ligji për tatimet ndëshkon biznesin

Përveç debateve ne Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, projektligji për proceduat tatimore ka ngjallur reagimin e PS. Selia roze e cilëson këtë draft qe pritet te kaloje për miratim ne kuvend, me fryme represive për sipërmarrësit shqiptare. Nënsekretari për programin ne PS Ilir Beqja është shprehur se kjo parti qëndron ne krah te palëve te prekura direkt nga ky projektligj, duke i quajtur nene te veçanta te tij si arbitrare dhe ndëshkuese për bizneset. Beqja ka cilësuar si absurde nenet për detyrimin tatimor, transferimin e detyrimit tek pala e trete, përgjegjësinë e ortakut apo aksionarit, etj.

Sipas PS projektligji për procedurat tatimore është armiqësor me sipërmarrësit e mbetet ne kuadrin e një demagogjie te pastër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›